Kinë-ShBA, bashkëpunim në përballimin e ndryshimit klimatik

2016-08-25 10:14:55 xinhua Komenti juaj Printoni

Kina dhe ShBA-ja do të forcojnë bashkëpunim në përballimin e ndryshimit klimatik si një çështje e re me rëndësi në marrëdhëniet dypalëshe. Kjo u theksua gjatë takimit të zv.kryeministrit kinez Zhang Gaoli dhe këshilltarit të politikave të ShBA-së Brian Deese.

Numri dy i qeverisë kineze tha se Kina dëshiron të nxisë një sistem më të arsyeshëm dhe të barabartë në përballimin global të ndryshimit klimatik. Sipas tij, kjo duhet të kryhet në mënyrë të drejtë, me përgjegjësi të përbashkëta, por sipas aftësive përkatëse.

Nga ana e tij, Brian Deese tha se ShBA-ja do të vazhdojë të zbatojë marrëveshjet e arritura me Kinën mbi ndryshimin klimatik.

(Zhang Yan/ Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore