Stamboll, forcohen masat e sigurisë në dy aeroporte

2016-08-25 11:02:38 CRI Komenti juaj Printoni
Që nga e marta, dy aeroporte ndërkombëtare në Stamboll të Turqisë kanë forcuar masat e sigurisë, për të përballuar kërcënimet e mundshme terroriste.

Sipas policisë, aeroporti Ataturk dhe aeroporti Sabiha Gokcen në Stamboll do të forcojnë sigurinë ndaj fëmijëve, grave shtatzëna, njerëzve me aftësi të kufizuara fizike dhe të moshuarve.

Kohët e fundit, situata e sigurisë në Turqi është përkeqësuar. Më 20 gusht, në një dasmë në qytetin juglindor Gaziantep , si pasojë e një shpërthimi vetëvrasës humbën jetën 54 vetë. Ndërsa më 28 qershor, aeroporti Ataturk u godit nga 3 sulmues vetëvrasës, që shkaktuan 44 viktima. (Fani/ Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore