Kina publikon listën e liderëve pjesëmarrës të G20-it

2016-08-25 10:54:13 CRI Komenti juaj Printoni

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Lu Kang deklaroi të mërkurën se Samiti i 11-të i Liderëve të G 20-s do të zhvillohet në 4-5 shtator në Hangzhou të provincës Zhejiang. Ai bëri të ditur listën e të ftuarve të nivelit të lartë nga presidenti i Kinës Xi Jinping, që do të jenë të pranishëm në Samit, ndër të cilët presidenti i SHBA-së Obama, presidenti rus Putin, ai francez Hollande, si dhe presidentët e Argjentinës, Indonezisë, Koresë së Jugut, Turqisë, Tajlandës etj.

Listës i shtohen dhe kryeministrat e Japonisë, Italisë, Kanadasë, Britanisë dhe liderë të institucioneve ndërkombëtyre si presidenti i Këshillit të Europës Jean - Claude Juncker, sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon, kreu i Bankës Botërore, presidentja e FMN-së, sekretari i OBT-së dhe drejtues të tjerë të organizatave ndërkombëtare.

Mrekulli
Lajmet Kryesore