Shqipëria e gatshme të zbulojë çdo mundësi nga bashkëpunimi me Kinën

2016-08-25 15:40:04 CRI Komenti juaj Printoni

 

Shqipëria është shumë e interesuar për të zbuluar çdo mundësi për të përmirësuar tregtinë dhe t'i mbështesë investimet e Kinës, theksoi të enjten ministri i Jashtëm i Shqipërisë Ditmir Bushati.

Ai ishte ftuar nga Rrjeti i Think Tank i platformës së bashkëpunimit "16+1" midis Kinës dhe vendeve të Europës Qendrore e Lindore, për të referuar fjalimin me titull: "Kina dhe Europa Juglindore nga konkurrimi në bashkëpunim."

Bushati theksoi se pavarësisht ndryshimeve politike dhe marrëdhënieve midis dy vendeve, respekti i ndërsjellë për kulturën e njëri tjetrit ka mbetur i pandryshuar.

Ministri nënvizoi Shqipëria po zhvillon shkëmbime të nivelit të lartë me Kinës në shumë fusha.

"Pavarësisht këtyre, ne besojmë se potenciali është i shumë më i madh dhe Shqipëria është shumë e interesuar për të zbuluar çdo mundësi për të përmirësuar tregtinë dhe t'i mbështesë investimet e Kinës. Ne mundet dhe duhet të zhvillojmë bashkëpunimin duke i ngritur marrëdhëniet në një nivel më të lartë. Jemi gjithashtu shumë të interesuar për të zhvilluar dhe shtuar bashkëpunimin në fushën e bujqësisë dhe veçanërisht për të zbuluar mundësitë e eksportimit të prodhimeve bujqësore shqiptare në Kinë. Në këtë kuadër, nënshkrimi i marrëveshjes së karantinës midis autoriteteve doganore të Kinës dhe të Shqipërisë do ta lehtësojë më shumë këtë proces."

Përtej kornizës së marrëdhënieve dypalëshe, Bushati theksoi se Shqipëria është shumë e angazhuar për të zbuluar të gjitha mundësitë e nismës së bashkëpunimit "16+1" dhe "Një brez, një rrugë",

"Për Shqipërinë, platforma "16+1" është një shembull i përkryer i plotësimit të marrëdhënieve midis Bashkimit Europian dhe Kinës. Ne mezi presim të shohim rezultate konkrete dhe përfitime të ndërsjella në bashkëpunimin e gjithanshëm ekonomik, turizëm, infrastrukturë, energji të përsëritshme, kulturë, arsim, etj." (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore