Kinë, mbledhje qendrore mbi "Një brez, një rrugë"

2016-08-17 20:18:30 CRI Komenti juaj Printoni

Të mërkurën në Pallatin e Madh të Popullit, kryetari i Shtetit i Kinës Xi Jinping mori pjesë mbledhjen e punës mbi strategjinë "Një brez, një rrugë", duke theksuar se do të përpiqet me këmbëngulje për të çuar pëpara këtë inisiativë dhe për të favorizuar popujt e vendeve përgjatë brezit ekonomik dhe rrugës detare të mëndafshit.

Xi vuri në dukje se deri tani, mbi 100 vende dhe organizata ndërkombëtare kanë marrë pjesë në këtë inisiativë. Krahas tyre, Kina ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për "Një brez, një rrugë" me mbi 30 vende përgjatë brezit ekonomik dhe rrugës detare të mëndafshit, si dhe ka nisur bashkëpunim ndërkombëtar në sektorin e prodhimit me mbi 20 vende të botës. Bashkëpunimet financiare, si Banka Aziatike e Investimeve Infrastrukturore dhe Fondi i Rrugës së Mëndafshit, janë në zhvillim të pandërprer, si dhe shumë projekte të mëdhaja po realizohen në mënyrë graduale. Zhvillimi i konceptit "Një brez, një rrugë" ka arritur në një nivel gjithëpërfshirës, duke pasur arritje dhe fryta të paparashikueshme.

Në këtë mbledhje, Xi Jinping ka bërë 8 kërkesa, parimet e zhvillimit, planifikimin e hollësishëm, koordinimin e përgjithshëm mes sektorëve të ndryshëm, nxitjen e projekteve kyçe, inovacion financiar, promovim aktiv të konceptit dhe programeve përkatëse , si dhe garantim të gjithanshëm konkret për strategjinë "Një brez, një rrugë".

Në këtë mbledhje ishin të pranishëm drejtori i Komitetit Kombëtar për Zhvillim dhe Reformë Xu Shaoshi, ministri i Jashtëm Wang Yi, kryetarët e provincave Fujian, Guangdong, Shanxi, kryetari i rajonit autonom Xinjiang-Ujgurit dhe përfaqësuesit e ndërmarrjeve shtetërore. (Jiang Lei)

Mrekulli