Kina i bashkohet përpjekjes ndërkombëtare për të luftuar piraterinë në Gjirin e Guinesë

2016-07-29 20:55:11 CRI Komenti juaj Printoni

Ushtarët kinezë do të ndihmojnë vendet në Afrikën Perëndimore për sigurinë e lundrimit në Gjirin e Guinesë.

Ish-drejtori i Zyrës së Jashtme të Ministrisë së Mbrojtjes të Kinës Qian Lihua, e bëri njoftimin të enjten në kryeqytetin e Togos, Lome.

Qian tha se Kina do t' i bashkohet përpjekjes ndërkombëtare për të luftuar piraterinë në Gjirin e Guinesë duke ndihmuar vendet bregdetare në rajon.

Duke folur në një takim për paqen dhe stabilitetin afrikan, Qian nënvizoi se komuniteti ndërkombëtar duhet të ndihmojë vendet rajonale të forcojnë kapacitetin e tyre.

Ai tha se kjo duhet të përfshijë trajnimin e forcave të sigurisë detare, shtimin e burimeve financiare dhe teknike në përpjekjen kundër piraterisë dhe shtimin e ndihmës për zhvillim.

Ai nënvizoi se Kina do të vijojë të luajë rol konstruktiv në promovimin e paqes dhe sigurisë në Afrikë duke respektuar vullnetin e vendeve afrikane.

(Xu Guang/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore