Atletët këshillohen ta mbajnë gojën dhe sytë mbyllur në Gjirin Guanabara

2016-07-29 19:40:30 CRI Komenti juaj Printoni

Specialistët e shëndetit këshilluan atletët e Olimpiadës ta mbajnë gojën mbyllur gjatë garës nëse hasen me ujëra të ndotura në Rio de Janeiro.

Në Gjirin Guanabara janë gjetur në masë të madhe bakterie rezistente ndaj ilaçit, në zonat ku do të zhvillohen veprimtaritë me vela të Olimpiadës.

Mjeku nga Rio, Daniel Becker tha se kjo është vetëm një masë parandaluese dhe nuk përbën garanci për sigurinë e atletëve.

"Ideja është që atletët të kenë sa më pak kontakt me ujin. Do të ishte më mirë për ta nëse do ta mbanin gojën dhe sytë të mbyllur, po a mund ta bëjnë ata këtë plotësisht? Ndoshta do të vuajnë nga ndonjë formë kontaminimi, por kjo nuk do të thotë se ata patjetër do të preken nga sëmundjet. Ata do të jenë në kontakt me ujin dhe ai është tepër i ndotur".

Shumë atletë u ankuan vitin e kaluar nga sëmundje gjatë fazës së provave në këtë Gji.

Autoritetet po përpiqen për pastrimin e mbeturinva dhe ujërave të zeza në Gjirin e ndotur, por cilësia e ujit nuk është përmirësuar. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore