Dritë jeshile për projektin me investime kineze

2016-07-29 19:17:40 CRI Komenti juaj Printoni

Kompania franceze e energjisë "EDF" i dha dritën jeshile projektit për ndërtimin e centralit bërthamor me investime kineze në perëndim të Anglisë, pavarësisht shqetësimit për shpenzimet.

Në takimin me bordin e kompanisë sindikatat diskutuan se 24 miliardë euro projekt "Hinkley Point" në Somerset mund t'i çonte në falimentim.

Kryeshefi i Shoqatës së Industrisë Bërthamore Tom Greatrex tha se nuk ka alternativë tjetër nëse ata duan të arrijnë qëllimin.

Dy reaktorët e sapondërtuar mund të prodhojnë 7% të energjisë elektrike në Britani.

"EDF"-ja kishte fillimisht në plan që projekti të përfudnonte dhe centrali të niste punën deri në vitin 2023.

Por, kompanisë iu desh të kërkonte investime kineze pasi nuk i përballonte dot kostot e vetme.

Investitorët kinezë, kryesuar nga Grupi kinez i Energjisë Bërthamore deklaruan se kanë investuar 6 miliardë paund në këtë projekt. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore