Kina, e gatshme të shtojë bashkëpunimi me Mongolinë

2016-07-15 09:31:50 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri i Kinës Li Keqiang tha se Kina është e gatshme të shtojë bashkëpunimin me Mongolinë për të forcuar më shumë lidhjet mes dy vendeve fqinje.

Li i bëri komentet në takimin me kryeministrin mongol Jargal-tulga Erde-nebat në Ulan Bator, gjatë ditës së dytë të vizitës së tij shtetërore në këtë vend.

Li tha se dy vendet kanë ruajtur marrëdhënie të mira gjatë zhvillimit të partneritetit gjithëpërfshirës strategjik, që u vendos në gushtin e 2014-s.

Nga ana e tij, Erdenebat mirëpret më shumë investime nga kompanitë kineze, duke shtuar se Mongolia është e gatshme të nisë studimin e fizibilitetit për marrëveshjen e tregtisë së lirë. (Albana)

 


1 2
Mrekulli
Lajmet Kryesore