Kryeministri kinez takon presidentin mongol para samitit të ASEM-it

2016-07-15 08:49:41 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri kinez Li Keqiang u takua me presidentin mongol të enjten në Ulan Bator, përpara Takimit të 11-të të Samitit Azi-Europë.

Li tha se Kina është e gatshme për të punuar së bashku me Mongolinë për të rritur bashkëpunimin rajonal, trajtimin e sfidave të përbashkëta dhe ruajtjen e paqes dhe të stabilitetit për të nxitur zhvillimin bashkëpunues.

Presidenti mongol tha se marrëdhëniet me Kinën janë prioritet dhe shtoi se shpreson që Samiti Azi – Europë i këtij viti të jetë sa më i frytshëm. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore