Britania i thojë jo qëndrimit në BE

2016-06-24 14:45:17 CRI Komenti juaj Printoni

Në referendumin historik të së enjtes Britania vendosi pro daljes nga BE-ja.

Kanë qenë rreth 382 qendra votimi ku 52% e britanikëve votuan pro daljes nga Bashkimi Europian dhe 48% pro qëndrimit.

Anglia dhe Uellsi kanë qenë ato që kanë përcaktuar edhe daljen nga BE, duke qenë edhe 2 shtetet e vetme britanike që kanë votuar pro këtij vendimi.

Ndërkohë që në Skoci, Gjilbratar dhe Irlandën e Veriut është votuar pro qëndrimit në Bashkimin Europian.

Për vendimin historik në referendum votuan mbi 46 milionë britanikë. (Fang Xiaoyu/Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore