Rio zbulon fshatin olimpik

2016-06-24 10:26:07 CRI Komenti juaj Printoni

Fshati olimpik "Rio 2016" u zbulua të enjten për mediat ndërkombëtare, teksa qyteti brazilian bën përgatitjet e fundit për Lojërat Olimpike.

Ngjarja përkoi me Ditën Olimpike, përvjetori zyrtar i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, pothuajse një muaj përpara mbërritjes së sportistëve të parë në këtë kompleks.

Fshati do të strehojë më shumë se 17 mijë sportistë dhe zyrtarë gjatë Olimpiadës, si dhe 6 000 veta gjatë Paralimpiadës.

Fshati është i pajisur me palestër 24-orëshe, qendër multifetare, dyqan lulesh, markete, bankë, postë, floktore dhe sallon bukurie. Në një mensë të madhe do të shërbehen më shumë se 60 mijë vakte ushqimi në ditë, gjatë periudhës së Lojërave Olimpike.(Raela)


1 2
Mrekulli
Lajmet Kryesore