Liderët europianë: Britania të mbetet në BE

2016-06-24 10:24:43 CRI Komenti juaj Printoni

Më 23 qershor u mbajt referendumi për qëndrimin ose daljen e Britanisë nga BE-ja. Sipas sondazheve të fundit përqindja pro dhe kundër ka një diferencë të vogël, ndërsa paraditen e të premtes pritet të dalë rezultati i referendumit. Më shumë se 46 milionë britanikë kanë të drejtë të votojnë për qëndrimin ose jo të vendit në BE, ndërsa fituesi shpallet me mbi 50% të votave.

Pas nisjes së votimit, disa liderë europianë kanë bërë thirrje për qëndrimin e Britanisë në BE. Kancelarja gjermane Angela Merkel ritheksoi qëndrimin e saj pro Britanisë në BE, ndërsa kryeministri italian Matteo Renzi tha se nëse Britania del nga BE-ja ky do të ishte një vendim i gabuar dhe me pasoja për të. Ministri i jashtëm i Polonisë Vitold Vaszczykovski tha se nëse Britania del nga BE-ja dhe vende të tjera e provojnë këtë, atëhere vetë BE-ja do të dëmtohet rëndë. Sipas ministrit hungarez të ekonomisë, Mihaly Varga dalja e Anglisë nga BE-ja do të ngadalësojë rritjen ekonomike të vendit të tij. (Vera/ Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore