Kina: Industria amerikane e çelikut, proteksioniste

2016-06-24 09:55:57 CRI Komenti juaj Printoni

Ministria kineze e Tregtisë e ka kritikuar ShBA-në për proteksionizëm, pas një vendimi të autoriteteve amerikane për të vendosur tarifa ndëshkuese lidhur me produktet kineze të çelikut.

Në një deklaratë zyrtare të kësaj ministrie thuhet se Kina beson që proteksionizmi është arsyeja pse shumë produkte çeliku amerikane janë jokonkurruese.

Departamenti i Tregtisë i ShBA-së mori këtë javë vendimin për të vënë taksa antidumping ndaj produkteve të çelikut të petëzuar në të ftohtë që importohen nga Kina dhe Japonia, pasi, sipas saj, industria amerikane e çelikut ishte "dëmtuar materialisht" nga këto importe.

Deri në fund të prillit, autoritetet amerikane kanë urdhëruar vendosjen e më shumë se 160 taksave për të mbrojtur produktet vendëse të çelikut.

Kina i ka bërë thirrje ShBA-së të respektuar rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë.

Mrekulli
Lajmet Kryesore