Aeroplani me energji diellore fluturon përtej Oqeanit Atlantik

2016-06-24 09:55:23 CRI Komenti juaj Printoni

Aeroplani më i madh në botë me energji diellore "Solar Impulse 2" mbaroi të enjten në Spanjë fluturimin e 15-të rreth botës. Gjatë këtij turneu, avioni fluturoi pandërprerë 3 ditë e netë, 6765 kilometra, duke u shënuar në histori si aeroplani i parë në botë, që fluturon përtej Oqeanit Atlantik, vetëm me energji diellore.

Në korrikun e kaluar, "Solar Impulse 2" kreu një udhëtim prej 8200 kilometrash në 118 orë fluturimi, nga Nagoya e Japonisë deri në Havai.

Deri tani, ky avion ka kryer 15 udhëtime me 17 ndalesa, duke qenë shumë afër përfundimit të fluturimit rreth botës. Ai pritet të niset nga Sevilja dhe të mbërrijë në Lindjen e Mesme, duke përshkuar Mesdheun. Mësohet se këtë verë Solar Impulse 2 do të kthehet në Abu Dabi, që është pikënisja fillestare e udhëtimit të tij. (Zhang Yan/ Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore