Tiranë-Pritje madhështore për Kombëtaren e Futbollit

2016-06-24 09:38:47 CRI Komenti juaj Printoni

Me entuziazëm u prit ekipi kombëtar i futbollit të Shqipërisë, që nga mbërritja në Aeroportin e Rinasit. Në pritjen e organizuar në Këshillin e Ministrave, kreu i qeverisë Edi Rama tha se "Ju ia dolët të ngrini lart imazhin e kombi tonë. Ja dolët të ndryshoni në pak ditë imazhin e Shqipërisë". Në ceremoni përshëndetën presidenti i FSH-së Armando Duka, trajnieri i kombëtares De Biasi dhe kapiteni i ekipit Lorik Cana. Ndërsa në ceremoninë e organizuar për nder të ekipit kombëtar në ambjentet e Ministrisë së Jashtme, ministri Bushati tha se "Kuqezinjtë shkruajtën historinë". Më pas futbollistët aplikuan për pasaporta diplomatike, një premtim ky i kryeministrit Rama, në shenjë vlerësimi për rezultatin e tyre në Euro 2016.

Në përfundim të takimeve ceremoniale dhe pritjes madhështore nga ana e tifozëve kuqezinj, kryeministri Rama shtroi një darkë për nder të ekipit kuqezi, ku morën pjesë personalitete të larta të shtetit shqiptar. Ekipi kombëtar u prit edhe në Bashkinë e Tiranës, ndërsa një festë me brohoritje u organizua për ta në Sheshin "Nënë Tereza", me pjesmarrjen e shumë tifozëve dhe qytetarëve. (ATSH)

Mrekulli
Lajmet Kryesore