Të paktën 78 të vdekur nga moti i keq në Kinën Lindore

2016-06-24 09:32:21 CRI Komenti juaj Printoni

Tornadoja më e fortë në 50 vjet goditi të enjten rrethinat e qytetit Yancheng në provincën Jiangsu të Kinës Lindore, duke shkaktuar të paktën 78 të vdekur dhe rreth 500 të plagosur, 200 nga të cilët rëndë.

Autoritetet shprehen se numri i të vdekurve mund të rritet, pasi besohet se qindra veta kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja.

Moti ekstrem është njoftuar në disa fshatra të konteve Funing dhe Sheyang në periferi të Yancheng-ut.

Era me shpejtësi deri në 125 kilometra në orë goditi Funing-un, ndërsa në Sheyang shpejtësia e erës arriti në 100 kilometra në orë.

Shumë shtëpi janë shembur, duke përfshirë një punishte 40 000 metra katrorë.

Pushteti vendor po drejton punët e shpëtimit dhe të ndihmës në fshatrat e prekura.

Presidenti kinez Xi Jinping, që ndodhet në Uzbekistan, urdhëroi qeverinë të japë të gjithë ndihmën e nevojshme.

Një grup pune i qeverisë pritet të mbërrijë në qytetin Yancheng sot, ndërkohë që ka nisur edhe dërgimi i materialeve të ndihmës.

Mrekulli
Lajmet Kryesore