Ministri i Jashtëm kinez: Anëtarësimi në BE është zgjedhje e Britanisë

2016-05-26 19:29:33 CRI Komenti juaj Printoni
Kritikët e opsionit të largimit të Britansë nga Bashkimi Europian në referendumin e muajit tjetër, paralajmëruan për tërheqjen e një numri institucionesh financiare nga Londra nëse Britania shkëputë lidhjet e saj me BE-në, duke i zhvlerësuar titullin këtij qyteti si qëndër financiare.

Kjo gjë mund të ndikojë tek përpjekjet e qeverisë kineze për të ndërkombëtarizuar RMB-në, pasi Londra është një nga qendrat e pakëta financiare në botë ku kryhen transaksione të mëdha në RMB.

Pavarësisht impaktit që do të ketë 'Brexit' ndaj biznesit, Ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi tha se vendimi i takon britanikëve.

"Kina nuk ndërhyn kurrë në punët e brendshme të vendeve të tjera. Drejtimi që duhet të marrë Britania i takon votës së popullit. Dhe sigurisht ne do të respektojmë vendimin e tyre."

Referendumi i Britanisë do të mbahet më 23 qershorë.(Raela)

Mrekulli
Lajmet Kryesore