Rio, 6 000 veta shtesë për të siguruar shëndetin publik gjatë Olimpiadës

2016-05-26 10:04:49 CRI Komenti juaj Printoni

Ministri brazilian i Shëndetësisë Ricardo Barros i raportoi Komitetit Olimpik Ndërkombëtar për planet që përfshijnë punësimin e 6 000 vetave shtesë për të siguruar shëndetin publik gjatë Lojërave Olimpike dhe Paraolimpike të Rios.

Barros vizitoi selinë e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON) në Gjenevë të martën. Ai u takua me drejtorin e përgjithshëm të KON-it Christophe De Kepper dhe drejtorin mjekësor Richard Budgett, të cilët i njohu me rezultatet e takimit që pati javën e kaluar me guvernatorin dhe kryebashkiakun e Rio-de- Zhanejros, ku u diskutua për rregullimet përfundimtare përpara Olimpiadës në gusht. Të gjitha nivelet e pushtetit në Brazil - federal, shtetëror dhe bashkiak - janë duke marrë masa për të luftuar virusin Zika.

Masat përfshijnë punësimin e një 2 500 punonjësve shëndetësorë shtesë për të punuar në spitalet dhe pikat e ndihmës së parë të Rios, si dhe 3 500 të tjerë për të siguruar që masat e parandalimit të zbatohen në të gjitha zonat ku do të zhvillohet Olimpiada.

Mrekulli
Lajmet Kryesore