Kinë, pjesa kontinentale thirrje Tajvanit ta njohë 'Konsensusin e vitit 1992'

2016-05-26 10:03:56 CRI Komenti juaj Printoni

Autoritetet e Kinës i bënë thirrje udhëheqëses së re të Tajvanit Tsai Ing-wen të qartësojë qëndrimin e saj ndaj politikës së "një Kine".

Thirrja vjen pasi ajo vendosi të mos e përfshijë këtë fakt apo të japë mbështetjen e saj në fjalimin e saj të betimit, të premten e kaluar.

Zyra e Këshillit të Shtetit për Punët e Tajvainit i bëri edhe një herë thirrje Tsai Ing-wen-it të mbështesë parimin e "një Kine".

Zëdhënësi Ma Xiaoguang thotë se do të ketë pasoja nëse ajo nuk do ta bëjë këtë.

"Dialogu institucional midis dy brigjeve, si dhe çdo gjë që është arritur që nga viti 2008, janë bazuar që të gjitha në 'Konsensusin e vitit 1992' që sanksionon parimin e një Kine. Vetëm duke e pohuar këtë bazë të përbashkët politike ne mund të garantojmë që këto rezultate nuk do të kenë pasoja."

Që nga viti 2008, janë nënshkruar 23 marrëveshje të posaçme që mbulojnë kryesisht lidhjet e biznesit dhe të udhëtimit midis dy brigjeve.

Por ndërsa paralajmëroi për pasoja nga mos përkrahja e parimit të "një Kine", Zyra e Punëve të Tajvanit thotë investitorët nga Tajvani që kanë interesa në pjesën kontinentale do t'i kenë të drejtat dhe interesat e tyre të mbrojtura.

Në fjalimin e saj të betimit, udhëheqësja e re e Tajvanit Tsai Ing-wen nuk e sqaruar qëndrimin e saj ndaj 'Konsensusit të vitit 1992', i cili u ka mundësuar të dyja palëve të hapin dhe të mbajë kontakte ekonomike dhe politike. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore