Dagong, raport për vendet e "Një brez, një rrugë"

2016-05-19 20:32:56 CRI Komenti juaj Printoni

Kompania kineze e vlerësimit të riskut të kredisë Dagong lëshoi një raport për 41 vendet e përfshira në nismën e propozuar nga Kina "Një brez, një rruge".

Raporti thotë se 41 vendet kanë në përgjithësi stabilitet të ulët politik, përveç Singaporit.

Dagong paralajmëroi gjithashtu se sistemet financiare të këtyre 41 vendeve janë në përgjithësi të pazhvilluara dhe shumë të ndjeshme ndaj ndryshimeve në tregun financiar ndërkombëtar.

Në raport i bëhet thirrje qeverisë kineze të përshpejtojë ritmin e ndëkombëtarizimit të RMB-së për të ndihmuar këto vende në zbutjen e rrezikut të kredisë, pasi sistemi ndërkombëtar monetar ka dështuar në sinkronizimin me ndryshimet në ekonominë globale, duke u bërë shkas për paqëndrueshmërinë ndërkombëtare financiare. (Albana)

Mrekulli