"Një brez, një rrugë", bashkëpunim për vëzhgimin e Tokës

2016-05-17 09:37:09 CRI Komenti juaj Printoni

Shkencëtarët kinezë dhe të huaj do të forcojnë bashkëpunimin për vëzhgimin e Tokës. Lajmi u bë i ditur të hënën në Konferencën Ndërkombëtare të Vëzhgimit të Tokës brenda kornizës së "Një brez, një rruge".

Në deklaratën e përbashkët pas konferencës u bëhet thirrje vendeve dhe rajoneve pranë "Një brez, një rruge" të krijojnë një sistem bashkëpunimi shumëpalësh në fushën e teknologjisë hapësinore për të nxitur shfrytëzimin e teknikave të vëzhgimit të Tokës dhe shkëmbimin e informacioneve.

Një tjetër rezultat i konferencës ishte Plani Ndërkombëtar Shkencor "Rruga e Mëndafshit Dixhitale", e cila do të jetë një platformë online të dhënash, të mbledhura nga satelitët për vëzhgimin e Tokës, që informacionet të përdoren gjerësisht në kontrollin e mjedisit ekologjik, të urbanizimit, të trashëgimive kulturore, të fatkeqësive natyrore, duke ofruar mbështetje shifrore për vendimmarrësit e vendeve përkatëse. (Zhang Yan/ Eda Merepeza)

Mrekulli