Wang Yi, Katari partner kyç i nismës "Një brez, një rrugë"

2016-05-12 09:43:55 CRI Komenti juaj Printoni

Kina e konsideron Katarin si një partner të rëndësishëm të nismës "Një brez, një rrugë". Këtë deklaratë e bëri ministri i jashtëm kinez Wang Yi gjatë takimit në Katar me presidentin e këtij vendi Sheikh Al Thani, i pranishëm në Ministerialin e Bashkëpunimit Kinë-Vendet Arabe.

Kreu i diplomacisë kineze Wang tha se lidhja e nismës kineze me atë të Katarit "Vizioni Kombëtar 2030" mund të shënojë një të ardhme të ndritur në bashkëpunimin pragmatik dypalësh.

Nga ana e tij Emiri i Katarit theksoi se vendi i tij mund të luajë një rol aktiv në nismën e Kinës "Një brez, një rrugë".(Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore