Këshilltari kinez i shtetit, vizitë Senegalit, Çadit, Malajzisë dhe pjesmarrës në dialogun ekonomik në Indonezi

2016-05-04 19:27:58 CRI Komenti juaj Printoni

Është bërë publike se Këshilltari kinez i Shtetit Yang Jiechi do të udhëtojë për në Xhakartë të Indonezisë javën e ardhshme për të marrë pjesë në një seri bisedimesh të nivelit të lartë.

Dialogu Ekonomik i Nivelit të Lartë Kinë-Indonezi do të jetë i dyti i këtij lloji, pas një takimi të ngjashëm të mbajtur në Pekin në fillim të vitit 2015.

Ajo seancë bëri që të dyja palët kinezo-indoneziane të bien dakord për të eksploruar zona ku ata mund të bashkëpunojnë, të tilla si në investime, tregti dhe ndërtimin e shërbimeve.

Tregtia midis Kinës dhe Indonezi është rritur katërfish gjatë dhjetë viteve të fundit.

Udhëtimi i yang Jiechi për në Indonezi është pjesë e një vizite prej katër vendesh në Afrikë dhe Azinë juglindore, duke filluar që sot.

Ai do të udhëtojë në Senegal, Çad, Malajzia para se të vizitojë Indonezinë.(Raela)

Mrekulli
Lajmet Kryesore