Grumbullimi ushtarak koreanojugor përqëndrohet në luftën kundër kërcënimeve nukleare dhe raketave të RPDK-ës

2016-05-04 17:11:42 CRI Komenti juaj Printoni

Ministri i Mbrojtjes i Koresë së Jugut Han Min-koo deklaroi të mërkurën se grumbullimi ushtarak i vendit të tij do të përqendrohet në luftën kundër pajisjeve bërthamore dhe raketat balistike të Republikës Popullore Demokratike të Koresë (RPDK).

Han tha në një forum, të organizuar nga një kanal kabllor vendas lajmesh "Channel A", se do të bëhet një ndryshim në këtë paradigmë të grumbullimit ushtarak, i cili do t'i japë prioritet të lartë sigurisë së fuqisë ushtarake për t'iu kundërvënë "kërcënimeve jo të barabarta" të RPDK-ës me armë bërthamore dhe raketa.

Ministri i mbrojtjes tha se publiku i gjerë ishte në dijeni se ushtria koreanojugore varej nga Shtetet e Bashkuara për mbrojtjen kombëtare, pasi nuk kanë armatimet e duhura ushtarake për t'iu përgjigjur kërcënimeve të RPDK-ës.(Raela)

Mrekulli
Lajmet Kryesore