Brazil, 12-vjeçarja nga Siria mban pishtarin olimpik

2016-05-04 11:13:31 CRI Komenti juaj Printoni

Një refugjate siriane 12-vjeçare, Hanan Dacka, është përzgjedhur nga Agjencia e OKB-së për Refugjatët (UNHCR) dhe Komiteti Organizativ i Lojërave Olimpike Rio 2016 për të mbajtur pishtarin olimpik në kryeqytetin brazilian, Brasilia.

 

"UNHCR ka deklaruar se numri i njerëzve të zhvendosur nga konflikti dhe persekutimi është në nivelet më të larta që pas Luftës së Dytë Botërore, mbajtja e pishtarit nga Hanan në Brasilia tregon solidaritet me refugjatët kudo që ndodhen," tha zëdhënësi i OKB-së Stephane Dujarric.

Hanan, e cila mbërriti në Brazil në shkurtin e 2015-s, jeton me familjen e saj në Sao Paulo, flet rrjedhshëm gjuhën portugeze dhe ka shumë miq në Brazil, tha zëdhënësi. (Albana)

Mrekulli
Lajmet Kryesore