Agjencia e OKB-së fillon punën për rindërtimin e Ekuadorit

2016-05-04 10:49:46 CRI Komenti juaj Printoni

Programi i Zhvillimit i OKB-së (UNDP) nisi punën në komunitete për heqjen mbeturinave duke ndihmuar familjet ekuadoriane të prekura rëndë nga tërmeti i 16 prillit.

Sipas zëdhënësit të OKB-së, Stephane Dujarriç, rreth 30 gra dhe burra janë duke punuar për menaxhimin e mbetjeve dhe riparimin e infrastrukturës së dëmtuar në qytetin bregdetar Las Gilces, 400 km në perëndim të kryeqytetit Quito.

"Nisma para në dorë për punë do të zgjerohet së shpejti në vende të tjera të prekura," theksoi zëdhënësi.

Gjithashtu, disa nga yjet më të mëdha të muzikës latine do të mbajnë koncertin e bamirësisë të titulluar "Ecuador Aqui Estoy" që do të thotë "Ekuador, jam këtu" në Miami të shtetit Florida të ShBA-së, të mërkurën në orën vendore 8.

"Të ardhurat e gjeneruara nga shitja e biletave do t'i dhurohen UNDP-së për të ndihmuar rimëkëmbjen e komuniteteve të prekur rëndë nga tërmeti," shtoi ai. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore