2015, rritet numri i refugjatëve të mitur në BE

2016-05-04 10:39:31 CRI Komenti juaj Printoni

Sipas informacionit të publikuar të hënën nga Eurostati, mbi 90 mijë refugjatë të mitur të pashoqëruar kanë kërkuar azil politik në 28 shtete anëtare të BE-së dhe katër vende të tjera të zonës së Shëngenit(Islandë, Lihtenshtejn, Norvegji dhe Zvicër). Shifra vjetore në periudhën 2008 deri në 2013 ka qenë e qëndrueshme, duke arritur mesatarisht në rreth 10 mijë, por u dyfishua në vitin 2014.

Sipas statistikave, Afganistani dhe Siria janë dy vendet kryesore nga vijnë refugjatët e mitur, përkatësisht 45 mijë dhe 14 mijë të tillë. Nga ana e saj, Suedia është vendi që ka marrë më shumë kërkesa për azil, rreth 35 mijë, duke zënë 40 % të numrit të përgjithshëm, e pasuar nga Gjermania, Hungaria, Austria, Norvegjia dhe Italia.

Mrekulli
Lajmet Kryesore