Charlene Choi

2016-08-01 14:44:27 CRI Komenti juaj Printoni

Ajo është një aktore dhe këngëtare Kanadezo-HongKongase, e cila është anëtare e grupit të kantopopit Twins.

Choi lindi në Vancouver, të Kanadasë. Vetëm pas disa vitesh ajo u shpërngul në Hong Kong me familjen e saj.

Pas diplomimit në shkollën Rosaryhill School, ku shumë yje të tjerë të muzikës janë diplomuar, ajo nisi të punonte me kohë të plotë si modele. Më pas ajo u njoh me Gillian Chung, me të cilën formuan dhe grupin nën produksionin e Emperor Entertainment Group.

Që në atë kohë, mentori i saj ka qënë Jim Chim, ku më pas dhe u përfshi në një film komedi të titulluar Simply actresses. Më pas ajo aktroi në filmin Diary (2006) , i cili i dha shumë çmime aktores.

Por nga të gjitha rolet, ai që i dha më shumë fame dhe emër ishte roli i Dani Dan në filmin Simply Actors. Vetëm një muaj pas filmit, ajo u vlerësua me çmimin Best Actress dhe Favourite Actress awards në vitin 2007 në Golden Bauhinia Awards.

Ajo gjithashtu ka performuar përkrah emrave të famshëm tajvanez si Jay Chou në filmin Kung Fu Dunk.

Pas një kariere të sukseshme në kinematografi, në vitin 2010 ajo u përqëndrua në industrinë e muzikës, por i cili rezultoi më i vështirë. Mbase pasi në aktrim ajo e kishte krijuar reputacionin e saj, ndërsa në muzikë i duhej më shumë punë. Megjithëatë, këngët e grupit të saj janë ende të pëlqyera nga publiku dhe vazhdojnë të luhen.

Ajo është gjithashtu themeluesja e fondacionit Make-A-Wish Foundation që nga viti 2001 dhe ambasadorja e Make a Wish në vitin 2008. Ajo lançoi hitin e saj që shumë shpejt i dha çmim, Make a Wish, i cili shiti mbi 5 mijë kopje në një kohë prej 30 minutash pasi u hodh në treg.

Ajo gjithashtu ka shkruar një liber biografik mbi jetën e saj gjatë viteve të adoleshencës dhe se si e ka përjetuar ajo divorcin e prindërve. Ajo jetoi me babain e saj, kur prindërit vendosen të divorcohen. Ndaj ajo ka ende sot një marrëdhënie shumë të ngushtë me babain e saj, i cili është gjithnjë i pranishëm në sukseset e saj.(Raela Hafizi)

Mrekulli
Lajmet Kryesore