Sandy Lam

2016-08-01 14:44:52 CRI Komenti juaj Printoni

Sandy ka lindur më 26 prill të vitit 1966 dhe njihet edhe me emrin Lam Yik Lin. Ajo është një këngëtare nga Hong Kongu, e cila këndon në dialektin kantonez dhe mandarin si dhe në gjuhën angleze dhe japoneze.

Sandy Lam, prindërit e së cilës janë emigrantë ng a Shanghai, nisi karierën e saj në moshën 16 vjeçare, duke performuar si DJ për Commercial Radio Hong Kong. Ndërsa si këngëtare, hapat e saja të para i hodhi në vitin 1984, kur ajo nënshkroi për CBS/Sony Records. Hiti i saj i parë u titullua I Don't Know About Love. Ajo ka kënduar gjatë viteve 80' nën firmën e produksioneve më të mëdha si CBS Sony Records dhe Warner Music, Rock Records , Virgin Records, Capitol Records, EMI Music, ndërsa tani ajo ka nënshkruar për Universal Music.

Kur ajo nisi karierën e saj, stili i saj ishte disi japonez, por më pas ajo e modifikoi atë duke e miksuar me"City-Rhythm" dhe R&B. Në vitin 1991 ajo hodhi në treg albumin e saj me titull "Wildflower" në dialektin kantonez.

Lam fitoi famë të madhe në Tajvan me debutimin e saj në dialektin mandarinë me titull "Home Again Without You" në vitin 91. Ndërsa katër vite më vonë, ajo punoi me producentin tajvanez Jonathan Lee, dhe lançoi albumin e saj të katërt në dialektin mandarin Love, Sandy si dhe hitin e saj më të shitur (Scars), i cili u bë albumi më i shitur kinez i të gjitha kohërave. Që në atë kohë ajo u largua në një farë mënyre nga skena e Hong Kongut për t'u përqëndruar në Tajvan, Kinë dhe Japoni. Albumi i saj i vitit 2006-të "Breathe Me" u regjistrua në Kore, Tajvan, Kinë dhe Hong Kong.

Ajo i'u rikthye skenës Hong Kongase me hitin e saj (At Least I Still Have You) nga albumi i saj i parë.

Në dhjetor të vitit 2001 ajo hodhi në treg albumin e saj me titull "Truly Sandy", në të cilin ajo bashkëpunoi për tekstet e katër këngëve. Në po të njëjtin vit, Lam performoi në stafin e koncertit të Andrew Lloyd Webber , i cili kishte gjithashtu në përbërjen e tij West End dhe yllin e Broadway Elaine Paige dhe artistin më të mirë të të gjitha kohrave të Kinës, amerikano-kinezin Kris Phillips. Ky koncert u ndoq nga një audiencë prej më shumë se 17,700 njerëz.

Lam është nderuar me shumë çmime gjatë karierës së saj, përfshirë "Artistja më e mirë femër","Albumi më i mirë", "Vokalistja më e mirë femër" , "Artistja femër më e njohur në Azi" dhe çmim nderi në muzikë, për kontributin e saj në industrinë e muzikës.

Ajo ka fituar rreth katër çmime në ceremoninë e 24-të të Golden Melody Awards në vitin 2013. Ku në to përfshihen çmime si: "Këngëtarja më e mirë femër" , "Albumi më i mirë në Mandarin", "Prodhimi më i mirë i albumit" dhe "Muzika më e mirë" për albumin e saj "Gaia".

Ajo u martua me producentin dhe kant-autorin tajvanez Jonathan Lee në vitin 1998, por çifti u divorcua në vitin 2004. Ata kanë një vajzë Li Xi Er, e cila ka lindur më 17 maj të vitit 1998. Një vit pas divorcit, ajo u përfshi në një lidhje dashurie me Chan Fai Hung, një nënpunës i Gold Label Records. Kjo marrëdhënie zgjati deri në vitin 2006. Që në atë kohë, ajo ka qënë " single".

Por në vitin 2011, ajo nisi një marrëdhënie të re dashurie me bateristin dhe producentin Joventino Couto Remotigue, e cila ka zgjatur deri më tani.(Raela Hafizi)

Mrekulli
Lajmet Kryesore