Ndërmarrja shtetërore e logjistikës ndihmon në luftën botërore kundër COVID-19

2020-06-03 14:22:35 CRI Komenti juaj Printoni

Gjiganti kinez i transportit "COSCO" po luan një rol jetik në ekuilibrimin e zinxhirëve industrialë dhe të furnizimit.

Me anijet e tij që kanë transportuar pjesë të avionëve nga Gjermania në fabrikën e Airbus-it në Tianjin, furnizimet mjekësore nga Kina drejt vendeve përfshi Italinë, Greqinë dhe Uruguajin dhe mishin e derrit të ngrirë nga Kanadaja në Shangai këtë vit, "COSCO"-ja ka ndihmuar në rregullimin dhe parandalimin e ndërprerjes në zinxhirët industrialë dhe të furnizimit në botë të shkaktuara nga pandemia COVID-19.

Grupi me seli në Shangai ka ndihmuar ndërmarrjet e tjera shtetërore të eksportojnë ose importojnë mallra nga vendet si Arabia Saudite, India, Indonezia, Vietnami, Tajlanda, Turqia dhe Guinea në katër muajt e parë të vitit.

"Si aktor kryesor në biznesin global të transportit, ne kemi marrë më shumë se 80 masa të synuara dhe i jemi përgjigjur gjendjes së re në një mënyrë fleksibël për të siguruar funksionimin e qetë të projekteve të huaja të ndërmarrjeve vendase, bashkëpunimin ndërkombëtar të kapaciteteve prodhuese dhe eksportin në kohë të mallrave që nga shpërthimi i pandemisë," tha Xu Lirong, shefi i "China COSCO Shipping", ndërmarrja më e madhe në botë e transportit.

Përveç ndihmës ndaj kompanive vendase si në sektorët privatë dhe për ndërmarrjet shtetërore në stabilizimin e zinxhirëve të tyre të furnizimit, kompania gjithashtu transportoi pjesë kryesore për prodhimin e avionëve A320 nga Airbus në Zonën e Re Tianjin Binhai në mes të prillit, pasi shumë rrugë tokësore ishin mbyllur.

Përballë shpërthimit të COVID-19, Xu tha se ekipi global i grupit përgjegjës për këtë projekt është përqendruar në kontrollin dhe funksionimin gjatë kohës së epidemisë, duke siguruar një zinxhir të qetë ndërkombëtar furnizimi për projektin Airbus. Prej qershorit të vitit 2008, ndërmarrja kineze ka ndërmarrë të gjithë procesin e transportit logjistik për fabrikën e montimit përfundimtar të prodhuesit europian të aeroplanëve në Tianjin.

Përkundër shpërthimit të një numri paqartësish në aktivitetet tregtare dhe të logjistikës globale që nisën në janar, dega evropiane e grupit ka mbajtur kontakte të ngushta me zyrën përfaqësuese të Komitetit Administrativ të Zonës së Tregtisë së Lirë në Kinë (Tianjin) me palën gjermane për të garantuar mbarëvajtjen e operacioneve në Evropë.

Për të kryer misionin e vet, "COSCO" siguroi një linjë të qëndrueshme drejt dhe nga Evropa brenda së cilës dërgohen pjesë përbërëse kryesore dhe përpikmëri dhe dërgim të garantuar për të përmbushur kërkesat e klientëve.

"COSCO" transportoi përbërës të 25 avionëve nga Evropa në Kinë nga 24 janari deri në mes të majit, duke ndihmuar kështu në vijueshmërinë e zinxhirit global të furnizimit logjistik për projektin Airbus.

Xi Jinping, sekretari i përgjithshëm i Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, kryesoi një mbledhje për zbatimin efektiv të masave të rregullta të parandalimit dhe kontrollit të epidemisë më 14 maj.

Takimi i Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PKK-së gjithashtu studioi masat për rritjen e stabilitetit dhe konkurrencës së zinxhirëve industrialë dhe të furnizimit.

Duhet të bëhen përpjekje për të rivendosur themelet e industrive, për të përmirësuar zinxhirët industrialë dhe për të forcuar novacionin tekniko-shkencor, u tha në deklaratën e lëshuar pas mbledhjes.

Sipas premisës së zbatimit të masave të rregullta të parandalimit dhe kontrollit të epidemisë, Kina duhet të nxisë rifillimin e bashkërenduar të biznesit duke u përqëndruar në zinxhirët kryesorë industrialë, ndërmarrjet kryesore dhe projektet kryesore të investimeve, u tha në mbledhje.

Ndërsa pandemia ka detyruar shumë linja ajrore të ndërpresin shërbimin në disa rajone të botës, anijet me kontejnerë të Kinës nga "COSCO" kanë nisur të transportojnë mallra duke bashkëpunuar me kompani të tjera nga Shangai në Japoni, Zelandën e Re dhe Lindjen e Mesme.

I nxitur nga ky partneritet i ri i krijuar në fund të muajit të kaluar, Xu nga "COSCO" tha që këto kanale të reja të transportit do të lehtësojnë shumë presionin ndaj shërbimeve postare ndërkombëtare të shkaktuara nga infektimi dhe do të lehtësojnë rrjedhën e transportit ndërkombëtar dhe të furnizimeve mjekësore.

Për të ruajtur baza të qëndrueshme ekonomike, qeveria theksoi rëndësinë e përqendrimit në "gjashtë garantimet" si, ruajtja e punësimit, jetesës, zhvillimi të subjekteve të tregut, ushqimit dhe sigurimit të energjisë, funksionimin e qëndrueshëm të zinxhirëve industrialë dhe të furnizimit dhe funksionimin e qetë të shoqërisë.

Zhang Chi, një profesor i industrisë së transportit detar në Universitetin Detar Shangai tha se numri i lartë i konsumatorëve në Kinë, reforma dhe masat e politikës së hapjes do të tërheqin më tej kompanitë botërore për të investuar në tregun kinez.

Me mbi 140 mijë punonjës, "COSCO" zotëron 1310 anije, duke u renditur e para në botë.

Ajo ka investuar gjithashtu në 59 terminale në të gjithë botën, përfshirë 51 terminale kontejnerësh, për të pasuruar linjat e saj të biznesit global.

Mrekulli
Lajmet Kryesore