Vullnetarët e rinj: Do të shkojmë atje ku na kërkojnë

2020-03-25 10:08:16 CRI Komenti juaj Printoni

Në luftën kundër koronavirusit, stafi mjekësor i Wuhan-it në provincën Hubei të Kinës Qendrore e ka kryer me sukses misionin e tij, ndërkohë ka pasur edhe ndihmë nga vullnetarë të provincave të tjera të vendit. Pjesa dërrmuese e tyre janë të moshës së re. Ata thanë se shkojnë atje ku i kërkojnë. Vullnetarët dallohen ngaqë mbajnë veshur një jelek jeshil dhe një kapele të kuqe të vogël.

Hua Yuchen është një 30-vjeçare që ka 2 muaj që punon si vullnetare, prej 23 janarit kur Wuhan-i u izolua. Ajo tha se si një e re në Wuhan, duhet të japë forcë dhe nëse nevojitet ndihma e vullnetarëve, ata përgjigjen menjëherë.

Hua kujtoi përvojën e saj në një ditë si vullnetare në spitalet "kabina". Tani këto spitale të përkohshme janë mbyllur falë përmirësimit të epidemisë. Por Hua nuk mund të harrojë periudhën që kaloi.

Ato ditë, detyra kryerore e Hua-së ishte të lexonte artikuj të bukur. Me zërin e saj duke lexuar me mikrofon më shumë vullnetarë të Wuhan-it kontribuuan në spitalin Qingshan. Spitali kabinë trajton të sëmurët e infektuar nga koronavirusi i ri në gjendje të lehtë. Ajo nuk mund të hyjë në repartin e të sëmurëve prandaj nuk i di reagimet e dëgjuesve, megjithatë Hua beson se përmes zërit të saj mund të përcjellë dashuri. Pas leximit, Hua Yuchen ndihmon punonjësit e lagjes të çojnë drekën në derën e spitalit Qingshan. Një ditë ata përgatitën gjithashtu ëmbëlsirapasi 3 të sëmurë kishin ditëlindjet.

Hua Yuchen tha se në ëmbëlsira vendosën zbukurime tradicionale të Wuhan-it si dhe iu dhanë edhe nga një kartolinë. Hua mendon se këto gjëra mund t'i inkurajojnë të sëmurët që të mos dorëzohen. Të sëmurët kanë përkujdesje nga shumë njerëz.

Si vullnetare, Hua Yuchen ndihmoi shpesh me transportin e materialeve që krahinat e ndryshme i dhuruan Wuhan-it. Ajo tha se kjo është hera e parë që ka punuar me këtë ritëm dhe shpesh ka ndier lodhje, por falë kontributit që ka dhënë ajo pavarësisht se shumë e rraskapitur në zemrën e saj ka ndier gëzim.

Në grupin e vullnetarëve në internet, çdo ditë ka detyra të ndryshme. Tani ky grup ka 284 veta dhe mosha më e vogël është 20 vjeç.

Hua Yuchen tha se mund të punojë shumë mirë me anëtarët e tjerë të grupit. Shumë detyra duhet të përfundohen nga ne dhe jemi të inkurajuar, ndiejmë që të gjithë njerëzit përpiqen. Edhe pse ndoshta nuk kam shumë fuqi, përsëri mund të jap sado pak kontribut.

Pas ngrënies së drekës jashtë spitalit, Hua Yuchen shkoi në autostradë për të ndihmuar me matjen e temperaturës së shoferëve ose pasagjerëve që hyjnë në Wuhan. Si punë kjo është e thjeshtë, por kërkon qëndrimin atje për 6 orë. Stafi mjekësor i ka të gjitha mjetet mbrojtëse dhe vullnetarët mbajnë veshje që të dezinfektohen shumë herë.

Pavarësisht se shumë e zënë me punë, Hua shfaqi shpesh frymën e një vajze të re.

Vullnetarët duhet të kthehen gjithashtu në shtëpi çdo ditë. Në filllim ajo nuk u tregoi prindërve gjendjen e vërtetë të ngarkesës dhe presionin psikologjik që kaloi.

Hua Yuchen tha se kur shkonte në pragun e shtëpisë kishte frikë se mos sillte koronavirusin te prindërit e saj. Ajo hezitonte , nuk dinte ç'të bënte, të merrej me vullnetarizëm apo të largonte ankthin që kishte.

Pasi prindërit mësuan situatën e vërtetë ata nuk nuk i thanë as po as jo. Kur Hua kthehej vonë prindërit e prisnin në sallon.

Hua kujtoi se pasi ua tha prindërve, i ati e pyeti nëse mund të shkonte si vullnetar në vend të saj. Hua i tha se kjo gjë ishte e pamundur sepse i ati ishte në moshë të madhe dhe kishte rrezikshmëri më të lartë nëse prekej nga koronavirusi. I ati e pyeti nëse mund ta shoqëronte vajzën, pasi vetëm kështu ai mund të mësojë çfarë bën e bija konkretisht.

Hua Yuchen është mësuese muzike në shkollën fillore. Ajo shpreson që me punën e saj si vullnetare të motivojë nxënësit e saj.

"Grupi muzikor Huaer" i drejtuar nga Hua Yuchen s'mundi të bënte prova për shkak të epidemisë së koronavirusit. Por Hua dëshironte që nxënësit e saj të mos ta harrojnë këtë epidemi dhe të shprehin falënderimet për të gjithë ata që kanë dhënë ndihmë të pashembullt kundër epidemisë. Prandaj ajo dhe nxënësit e saj kënduan një këngë online "Ylli më i shndritshëm në qiell". Hua mendon se kjo këngë mund të bëhet një kujtim i paharruar.

Hua tha se kur të përfundojë epidemia ajo do t'i tregojë nxënësve të saj përvojat e vullnetarëve në vijën e parë të luftës kundër epidemisë. Ajo do t'u tregojë se ata heronj janë njerëz të thjeshtë. Çfarë do bëheni kur të rriteni? A do donit të bëheni mbrojtës të shtëpisë tonë? Me fëmijët do të diskutoj se çfarë bëmë ne në këtë periudhë të veçantë. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore