Nis rekrutimi i vullnetarëve të Olimpiadës Dimërore të Pekinit 2022

2019-12-06 10:17:09 CRI Komenti juaj Printoni

Në Pekin janë publikuar logoja dhe kënga e programit të vullnetarëve të Lojërave Olimpike Dimërore 2022.

Rreth 27 mijë vullnetarë do të rekrutohen në shkallë globale përgjatë 18 muajve për të punuar gjatë Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit.

Drejtori i Burimeve Njerëzore i Komitetit Organizator Yan Cheng thotë se vullnetarët do të rekrutohen mbi bazën e aftësive të tyre:

"Koha e regjistrimit në internet për të shërbyer si vullnetar nuk është një faktor i drejtpërdrejtë që mbajmë parasysh gjatë pranimit të aplikantëve. Ne do t'i rekrutojmë vullnetarët sipas rregullave e kushteve, përfshirë kushtet e parapëlqyera. Do të bëjmë po ashtu disa provime për aplikantët mbështetur në aftësitë që ata pretendojnë se kanë. Gjithashtu do të shqyrtojmë nëse aplikantët janë vërtet të përshtatshëm për pozicionet që shpresojnë të kenë gjatë Olimpiadës."

Vullnetarët do të përbëhen kryesisht nga studentë vendas, kinezë jashtë vendit dhe aplikantë të huaj. Shumë prej tyre do të shërbejnë edhe në Lojërat Paralimpike Dimërore dhjetëditore.

Kandidatët e suksesshëm do të përgatiten për të ndihmuar organizatorët në 12 kategori pune, duke përfshirë lidhjet me jashtë dhe organizimin e ndeshjeve e të garave.

Rekrutimi filloi të enjten dhe do të mbyllet më 30 qershor 2021.

Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit do të mbahen nga 4 deri më 20 shkurt 2022.

Lojërat Paralimpike do të zhvillohen në mars. (Artan Goga)

Mrekulli
Lajmet Kryesore