Bioenergjia, meridianët dhe aura

2019-11-13 20:13:18 CRI Komenti juaj Printoni

Në psikologji, energji do të thotë forcë, gjallëri e aktivitetit psikik. Njeriu nuk është i kufizuar vetëm në fizikun e tij, por dhe me potencialin e pakufishëm të rrezeve në hapësirë dhe kohë. Fjala bioenergji rrjedh nga fjalët greke: bios – jetë dhe energji – punë, veprim. Bioenergjia përdoret për shërimin e sëmundjeve ose lehtësimin e dhimbjeve tek të sëmurët, me anë të furnizimit natyror me energji, pa ndihmën e medikamenteve dhe aparateve, por duke transferuar energjinë tonë personale, me anë të duarve, mbi trupin e pacientit të sëmurë, pa e prekur atë.

Bioenergjia njihet nga njerëzimi që nga kohët e lashta. Indianët e njohin këtë energji që para 5000 vjetëve dhe e quajnë atë "prana". Këtë energji universale ata e konsiderojnë burim të jetës. Edhe kinezët e njohin këtë energji dhe e quajnë "Chi". Kjo energji përmban dy pole të forcës, yin dhe yang. Kur yin dhe yang janë në barazpeshë, sistemi i gjallë (organizmi) është i shëndoshë, ndërsa kur midis tyre sundon çekuilibri si rezultat kemi gjendje të sëmurë.

Praktika mjekësore të kulturave kineze dhe indiane e kanë përdorur këtë koncept për mijëra vjet. Ideja bazë e mjekësisë tradicionale praktikuar nga këto dy qytetërimeve është se bioenergjia, energjia e jetës (Chi), rrjedh nëpër meridianës. Ata kontrollojnë dhe shpërndajnë energjinë nëpër trup sipas nevojave. Ky është një besim që dikur ndahej edhe nga fiset Maya. Përvoja e tre qytetërimeve, si dhe praktika e mjekësisë tradicionale në ditët e sotme dëshmojnë se çdo sëmundje ndodh si rezultat i qendrave të bllokuara të energjisën (çakrave). Sa më e bllokuar energjia, aq më e rëndë sëmundja dhe aq më i ndërlikuar trajtimi. Parë nga kjo perspektivë, edhe sëmundjet e rënda janë të kurueshme: me t'u rikthyer energjia e jetës, rrjedhja e saj e lirshme në organe.

Kultura dhe sistemet filozofike europiane nuk bazohen në këto parime.

Megjithatë, kohët e fundit sistemi perëndimor ka nisur të pranojë rolin e mjekësisë kineze, indiane dhe të majave për shëndetin.

Austriaku Wilhelm Reich ishte shkencëtari i parë europian i cili pranoi dhe pa thellësinë e besimeve të këtyre qytetërimeve. Ai eksperimentoi dhe studioi konceptet e mjekësisë tradicionale aziatike.

Aura është fusha e energjisë që rrethon trupin e njeriut. Ajo mund të shihet nga disa individë dhe nga disa kafshë. Aura ka ngjyra. Aura e çdo njeriu ka ngjyra blu, të gjelbër ose të kuqe, që rrethojnë supet dhe kokën.

Koncepti i aurës është thelbësor në të kuptuarit e komunikimit njerëzor. Njerëzit komunikojnë me kombinime ngjyrash të bëra në atmosferë. Procesi i komunikimit realizohet dhe bashkëbiseduesit zhvillohen mirë së bashku kur kombinimi i ngjyrave është i duhuri. Mosmarrëveshjet dhe konfliktet ndodhin si rezultat i kombinimeve të gabuara.

Aura tregon gjithashtu fatin e secilit individ dhe gjendjen e tij shëndetësore. Çdo ndërprerje në energji, çrregullim funksional ose ndryshim i shëndetit fizik dhe mendor është i dukshëm si ndryshime në shkallën kromatike të aurës.

Kjo fushë, aura, është prezente te të gjitha speciet: në natyrë, tek kafshët dhe tek zogjtë. Aura e njeriut është në formën e vezës dhe ka një trashësi prej 2- 3.5 cm. Aura e një njeriut të evoluar është e pakufishme, që do të thotë se ai mund të komunikojë me të tjerët pavarësisht sa larg janë ata. Aureola është ajo që shohim kur individët kanë komunikim telepatik; është një shkrepje e aurës gjatë procesit të transferimit të informacionit, tek njerëzit e thjeshtë. Aura e njeriut ka disa shtresa. Megjithatë vetëm dy janë të shikueshme nga sytë e njeriut. Shtresa e parë është shumë pranë trupit, ndërsa e dyta është shtresa që vjen pas saj –e ashtuquajtura "chi" në kulturën kineze apo "prana" në atë indiane. Shtresa e parë dhe çakra e parë është e lidhur me funksionet fizike, ndjeshmërinë e dhembjes fizike dhe kënaqësitë shqisore. Shtresa e dytë dhe çakra e dytë është e lidhur me aspektet emotive të njeriut. Shtresa e tretë dhe çakra e tretë është e lidhur me jetën tonë mendore, me mendimet lineare. Shtresa e katërt dhe çakra e katërt është rruga nëpër të cilës krijojmë dashurinë. Jo vetëm ndaj polit të kundërt, por edhe ndaj gjithë njerëzimit. Shtresa e pestë dhe çakra e pestë është e lidhur me dëshirat më të larta, me forcën e fjalës dhe me marrjen e përgjegjësisë për veprimet tona. Shtresa e gjashtë dhe çakra e gjashtë është e lidhur me dashurinë qiellore, me dashurinë, e cila shtrihet jashtë rrethit njerëzor dhe përfshin gjithë jetën. Shtresa e shtatë dhe çakra e shtatë është e lidhur me mendimet e larta, inteligjencën dhe integrimin e forcës sonë fizike dhe shpirtërore.

Pavarësisht, se cila teori është më afër realitetit, dhe se për çfarë forme energjie bëhet fjalë, rëndësi ka që ajo sot me sukses po përdoret për shërim dhe po tregon rezultate tepër inkurajuese.

Zakonisht aura është e dukshme rreth gishtërinjve, duarve, këmbëve, kokës dhe supeve. Shkalla kromatike e zonës rreth kokës dhe supeve vjen nga hijëzimet e blues të bardhës dhe deri tek linja e zezë. Aura e trupit është 1-2 cm e gjerë dhe 7 cm e gjatë.

Një shkelje në fushën e aurës do të shkaktojë shfaqje patologjike në trup, sepse energjia në trupi është e çekuilibruar. Struktura energjetike e aurës mund të rikthehet dhe ribalancohet nga terapitë e mjekësisë tradicionale. Sidoqoftë, mund të bëhet gjithashtu duke ndryshuar mënyrën e të menduarit, të jetuarit, të perceptuarit dhe të kuptuarit të jetës. Meridianët e secilit qenie komunikojnë me çakrat, të cilët janë në formën e figurave gjeometrike. Chakrat janë pjesë e një sistemi që lidh dimensionet tokësore, astrale dhe hyjnore.

Mrekulli
Lajmet Kryesore