2019-a, viti i parë i përdorimit komercial të teknologjisë 5G

2019-06-18 15:23:48 CRI Komenti juaj Printoni

Ministria e Industrisë dhe e Teknologjisë së Informacionit e Kinës shpalli që do të publikohen lejet zyrtare për përdorimin komercial të teknologjisë 5G. Kjo do të thotë që 2019-a do të jetë viti i parë që Kina futet në fazën e teknologjisë 5G.

Çdo përparim revolucionar i teknologjisë sjell mundësi të shumta dhe të papara, të cilat shkaktojnë revolucion industrial dhe ndryshojnë mënyrën e jetesës së njerëzve. Ata që i kapin mundësi të tilla, fitojnë në konkurrencën në të ardhmen.

Tani sektori 5G i Kinës ka formuar një epërsi konkurruese. Në mbarë botën 5G po futet në fazën kyçe të përdorimit komercial dhe në Kinë kjo teknologji e ka tashmë bazën për një përdorim të tillë.

5G është dhe një "det i kuq", dhe një "det blu". "Det i kuq" do të thotë tregu i njohur dhe i eksploruar, ndërsa "det blu" tregu i paeksploruar. Sipas një raporti studimor, nëse 5G-ja do të futet në përdorim zyrtar komercial në vitin 2020, parashikohet që atë vit do të stimulohet prodhimi i drejtpërdrejtë me një vlerë prej 484 miliardë juanësh. Në vitet 2025 dhe 2030, kjo shifër do të rritet përkatësisht në 3.3 trilionë dhe 6.3 trilionë juanë. Kurse për dekadën e ardhshme, rritja e përgjithshme në vit mund të jetë 29 %.

Po të shohim 5G-në nga ana praktike, me këtë teknologji të fundit do të ketë një hapësirë të madhe përdorimi në makinat me vetëdrejtim, prodhimin industrial dhe transportin publik. Në muajin shkurt 2019, projekti i autostradës së parë me teknologjinë 5G u vu në jetë në provincën Hubei të Kinës Qendrore, që mundëson të realizohet perceptimi në kohë i gjendjes së përgjithshme të saktë në këtë autostradë. Krahas kësaj, në këtë autostradë 5G, do të përdoret edhe teknologjia e vetëdrejtimit të makinave. Kjo është futur në fazën e testimit.

Në sektorin industrial, me rrjetin me shpejtësi të madhe, mund të ulet shumë kostoja dhe mund të rritet shumë efektiviteti. Ndërsa në jetën e njerëzve, me shpejtësi të madhe dhe qëndrueshmëri të lartë të rrjetit 5G, mund të ofrohen shërbime më cilësore, si në arsim dhe mjekimin nga distanca.

Si pionier në zhvillimin ekonomik dhe Reformën e Hapjen, Shangai e ka "nuhatur" këtë mundësi të madhe nga teknologjia 5G dhe ka marrë veprime të shpejta. Në muajin nëntor 2018, Shangai ka publikuar "Programin e veprimit për modernizimin urban dhe shtimin e konkurrueshmërisë nga infrastruktura e brezit të ri", ku propozohet që të ndërtohet një "qytet me internet të bandës së gjerë gigabit të dyfishtë", pra internet i bandës së gjerë gigabit edhe i lëvizshëm, edhe fiks. Përveç këtyre, në këtë qytet do të shfrytëzohet së pari në mënyrë komerciale teknologjia 5G.

Synimi i Shangait është që deri në vitin 2020, të bëhet qytet model për infrastrukturën e informacionit në rang botëror, ku nxitet zhvillimi ekonomik me cilësi të lartë, jetesa me cilësi të lartë dhe menaxhimi urban i detajuar.

Krahas kësaj, edhe kompania "China Telecom" ka bërë të ditur që në tre vjetët e ardhshëm, do të përdorë 18 miliardë juanë, për ta shndërruar Shangain në një qytet model "5G+internet me kabëll optik".

Mund të parashikojmë që teknologjia 5G do të sjellë më shumë përfitime ekonomike e shoqërore, si edhe më shumë hapësirë për zhvillim industrial. Është vështirë që të parashikohet me shifra konkrete, sepse 5G-ja përdoret jo vetëm për sektorin e telekomunikacionit, por edhe do të nxitë digjitalizimin e sektorëve të tjerë, si edhe do të nxitë mësimin inteligjent dhe ndërlidhjen virtuale. Kjo do të shkaktojë një revolucion industrial.

Me këtë teknologji revolucionare, e gjithë bota i ka kushtuar vëmendje jashtëzakonisht të madhe 5G-së dhe, për këtë arsye, është shkaktuar konkurrencë e madhe.

Mundësitë janë për njerëzit e përgatitur. Tani ka ardhur rasti dhe krahinat e ndryshme duhet të hartojnë politika nxitëse, për të mbështetur ndërmarrjet në këtë drejtim. Më e rëndësishme është që ndërmarrjet, si njësitë kryesore për zhvillimin ekonomik, duhet të marrin pjesë aktivisht në këtë revolucion të thellë teknologjik. Me këtë rast, Kina do të nxitë zhvillimin industrial dhe do të realizohet zhvillimi me cilësi të lartë.

Në fakt, deri në muajin maj 2019, 28 ndërmarrje në mbarë botën kanë deklaruar patentat e domosdoshme për standardin 5G. Ndër to, ndërmarrjet kineze zënë mbi 30 % dhe renditen të parat në mbarë botën. Kjo tregon që shumë ndërmarrje kineze janë integruar thellësisht me dallgën revolucionare të teknologjisë 5G.

Fuqia shkencore është një pjesë e rëndësishme e fuqisë komplekse të një vendi. Rinovimi i pandërprerë tekniko-shkencor është jo vetëm një element i duhur për statusin si një vend i madh, por edhe është një bazë për zhvillimin ekonomik me cilësi të lartë. Në këtë drejtim, qarqet e ndryshme duhet të përpiqen pandërprerë.(Jiang Lei)

Mrekulli
Lajmet Kryesore