Pavijonet kulturore të EQL-së në Ekspozitën Ndërkombëtare të Kopshtarisë të Pekinit

2019-05-15 10:24:26 CRI Komenti juaj Printoni

Në fillim të majit u hap Festivali i Kulturës së Europës Qendrore e Lindore në Ekspozitën Ndërkombëtare të Kopshtarisë të Pekinit, pjesë e aktiviteteve në kuadër të "Ditës së Pekinit".

Si dita e parë e qytetit kinez në këtë ekspozitë, "Dita e Pekinit" që zgjati 3 ditë shfaqi rezualtate të arritura në fushën e ndërtimit ekologjik të Pekinit, figurën e qytetit të njohur historik kulturor të Pekinit dhe rezultatet e arritura e Pekinit si qyteti i madh ndërkombëtar në fushën e zhvillimit dhe të shkëmbimeve ndërkombëtare. Dita e Pekinit pati temën "Pekini i bukur shfaqjet në ekspozitë". Në këtë ditë u organizuan 50 aktivitete të larmishme, përfshi Festivalin e Kulturës së Europës Qendrore e Lindore. Hyrja e këtij festivali në aktivitetet e "Ditës së Pekinit" tregon karakteristikat e Pekinit si hapja dhe gjithëpërfshirja.

Në ditën e parë të Festivalit u mblodhën shumë njerëz jashtë ambjenteve të veprimtarisë. Ata u ulën në bar për të parë shfaqjet e mrekullueshme të artistëve të huaj nga 12 vende të EQL-së si Çekia, Hungaria etj. Mbi 100 artistë nga 18 grupe të huaja performuan para shikuesve kinezë valle, këngë, humor, shfaqje kukullash për fëmijë etj.

Drejtori i Qendrës së Shkëmbimeve Kulturore të Pekinit Sun Bo tha se është krijuar një sistem lidhës me 17 vende të Europës Qendrore e Lindore. Ky është festivali i dytë. Me rastin e organizimit të Ekspozitës Ndërkombëtare, festivali u bë pjesë e aktiviteteve të "Ditës së Pekinit". Gjatë tre ditëve të festivalit, shikuesit patën rastin të shohin shfaqje të larmishme. Grupi artistik i Letonisë "Ziluks" dha dramën e fëmijëve "Tregimi i Derrkucit" performanca e hapjes së festivalit. Në ditën e parë të eventit, grupi artistik i Republikës Çeke "Karromato" solli shfaqjen "Cirku i Kukullave" dhe artistët rumunë shfaqën pantomimë "Dirigjent". Më pas arstistët e Lituanisë dhanë shfaqjen e tyre muzikore. Në ditën e dytë, grupet muzikore nga Kroacia, Bullgaria, Serbia dhe Lituania u shfaqën në festival. Shikuesit kinezë shijuan shfaqje të mrekullueshme dhe ndienë stilet e larmishme artistike të vendeve të ndryshme në Europën Qendrore e Lindore.

Në ambjentet e jashtme ishin vendosur shumë stenda ku në secilën prej tyre ekspozohen kulturat e vendeve të ndryshme të Europës Qendrore e Lindore, si burimet turistike, veshje tradicionale, zejtaria etj. Shumë pjesëmarrës shkuan në këto pavijone për t' njohur nga afër me objektet kulturore dhe turistike të vendeve pjesëmarrëse. Drejtori i Qendrës së Shkëmbimeve Kulturore të Pekinit Sun Bo tha se shfaqjet kulturore janë trashëgimi jomaterialeve e 6 vendeve të Europës Qendrore e Lindore dhe në disa vende u ekspozuan relikte kulturore të muzeve të tyre në festivalin e Ekspozitës Ndërkombëtare të Koshtarisë të Pekinit. Vizitorët mund të shohin nga afër këto objekte kulturore.

Në zonat e stendave, stenda e Bullgarisë është e mbushur me trëndafila, pasi siç e dimë Bullgaria njihet për këtë lule. Në stendën e Bullgarisë janë shfaqur shumë produkte prej trëndafili sidomos produkte kozmetike për të tërhequr më shumë femrat. Ndërsa në stendën e Kroacisë të sheh syri suvenirë të filmit amerikan "Game of rights". Punonjësit u treguan pjesëmarrësve se vendi i xhirimit të këtij filmi është Dubrovniku. Në stendën e Hungarisë organizatorët i njohën vizitorët kinezë me verën hungareze., ata gjithashtu mund ta provonin verën nëse kishin dëshirë.

Stenda e Letonisë është më e madhja në këtë zonë ku ekspozohen zejtari të punuara me dorë si qeramikë, qelibar, argjend dhe gdhendje druri. Zona e qeramikës tërhoqi shumë fëmijë. Në këtë pavijon ka edhe shfaqje të grupit muzikor Masas Dimantas. Anëtarët e këtij grupi me kostume tradicionale kënduan dhe vallëzuan. Shumë vizitorë kënduan dhe vallëzuan me anëtarët e grupit muzikor.

Anzja nga Letonia mund të flasë lirisht gjuhën kineze. Ajo ka punuar në Kinë për 11 vjet. Si një punonjëse e huaj e këtij festival, ajo ka patur rast të vizitojë Ekspozitën Ndërkombëtare të Kopshtarisë të Pekinit.

"Në fillim nuk e kisha menduar që kjo ekspozitë do ishte kaq e madhe dhe që duhet shumë kohë për ta vizituar atë. Kemi qënë në pavijonin ndërkombëtar, jemi mahnitur nga bukuria e Ekspozitës Ndërkombëtare e Kopshtarisë e Pekinit. Anëtarët e grupit muzikor më pyetën se në cilën unazë ndodhet ekspozita? Ata e dinë që Pekini ka unazë të 4-t e të 5-të. I thashë se kjo është unaza e shkëmbimeve ndërkombëtare, sepse vizitorët e vendeve të ndryshme erdhën në Ekspozitën Ndërkombëtare të Kopshtarisë të Pekinit. "

Me shfaqjet e ndryshme dhe stendat, Ekspozita Ndërkombëtare e Kopshtarisë u ka ofruar vizitorë rast për turizëm në Europën Qendrore e Lindore.

Pala organizatore shprehu shpresën se nëpërmjet festivalit mund të nxitet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës e vendeve të Europës Qendrore e Lindore në fushën kulturore e artistike. Me rastin e organizimit të Ekspozitës Ndërkombëtare të Kopshtarisë të Pekinit, turistët mund të shijojnë bukuritë e kopshtarisë, njëkohësisht edhe mund të ndiejnë kulturat e larmishme të vendeve të ndryshme të Europës Qendrore e Lindore. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore