6 shkaqe të ndryshme pse ju krruhen gjinjtë

2019-01-11 15:55:02 CRI Komenti juaj Printoni

A ju krruhen gjinjtë? Lëkura e thatë, ekzema, psoriaza ose infeksionet mykotike mund të jenë shkaqet. Duke përdorur një krem të mire kundër lëkurës së thatë apo ekzemës mund të lehtësohen të krruarat. Po ashtu kur laheni në vaskë nëse shtoni një filxhan bollgur mund t'ju ndihmojë me psiroazën. Mastitis dhe sëmundja Paget e gjirit (një lloj kanceri) mund të shkaktojë gjithashtu të krruara gjiri.

Krruajtja e lëkurës mund të jetë e pakëndshme dhe shqetësuese. Dhe ajo bëhet më keq kur zhvillohet në zona të ndjeshme si gjinjtë tuaj. Por mos u panikosni. Ndonjëherë, krruajtja e gjirit mund të vijë si rezultat i një cope jo cilësore të recipetave që ju bën alergji ose mund të jetë dtergjenti me të cilat i lani ato.

Ja 6 shkaqet e mundshme pse ju krruhen gjinjtë.

1. Tharja e lëkurës

Lëkura juaj mund të thahet ose të humbasë yndyrën dhe ujin. Kjo mund të manifestohet me krruarje, skuqje dhe lëkurë të ashpër. Kjo mund të ndodhë nëse kaloni kohë të gjatë në dush dhe përdorni ujë tepër të nxehtë. Disa lloje sapunësh mund të shkaktojnë gjithashtu tharje të lëkurës.

Si të veproni: Përdorni krem hidratues që ju mban lëkurën të hidratuar. Përdorni vajra natyralë si vaj kokosi dhe bajamesh. Është gjithashtu e këshillueshme të evitoni produktet si sapunë dhe të tjera që përmbajnë alkool, bojëra dhe kimikate të tjera.

2. Ekzema

Ekzema është sëmundje e lëkurës që shkakton krruarje, lëkurë të thatë dhe skuqje të lëkurës përfshi atë në zonën e gjinjve. Edhe pse nuk dihet ende nga vjen kjo sëmundje mendohet sefaktori gjenetik dhe mjedisorë mund të kontribuojnë në të.

Si të veprojmë: Përdorimi i kremit hidratues mund të ndihmojë. Mjeku mund t'ju japë kremin e përshtatshëm. Evitoni përdorimin e sapounëve, locioneve ose disa lloje copash që shkaktojnë irritim lëkure. Menaxhoni nivelet e stresit dhe substancat që jeni alergjikë– për shembull polenin dhe disa lloje ushqimesh. Dhe mos harroni, krruarja mund ta përkeqësojë ekzemën.

3. Psoriaza

Psoriaza është një çrregullim i lëkurës me skuqje dhe irritim, po ashtu me petëzimin e lëkurës. Psoriaza mund të zhvillohet në zonën nën gjinjve, poshtë sqetullave etj. Specialistët theksojnë se psoriaza vjen si pasojë e imunitetit të dobët dhe qelizat e shëndetshme sulmohen gabimisht nga sistemi juaj imunitar.

Disa faktorë si infeksionet (përfshi fytin dhe të ftohtin), lëkura e thatë, ajri i thatë, plagosjen e lëkurës, stresi, drita e diellit, alkooli si dhe disa ilaçe mund të nxisin sulmet e psoriazës.

Si të veprojmë: Mjeku juaj mund të përshkruajë pomada bimore ose fototerapi. Në raste të rënda mund të përshkruhen ilaçe që funksionojnë në sistemin tuaj imunitar. Ndërkohë, duhet të evitoni substancat që mund të shkaktojnë sulm. Gjithashtu, shtoni një gotë thekër në vaskë. Pasi ju ndihmon në zbutjen e lëkurës

4. Infeksione mykotike

Candida, një myk që rritet në trupin tonë zakonisht nuk është e dëmshme, por, disa faktorë si rënia e bakterieve të mira, të cilat frenojnë mbirritjen e candidës dhe rezultojnë në infeksione mykotike. Infeksionet mykotike mund të shkaktojnë shumë të krruara. Infeksionet në gjinjtë e gruas janë zakonisht të pranishme gjatë gjidhënies pasi myku shumohet në lagështi.

Përveç krruajtjes së lëkurës, të çarat apo skuqjet e thithkave janë simptoma të tjera të një infeksioni mykotik.

Si të veproni: Mjeku juaj mund t'ju japë një mjekim kundër mykut për të larguar infeksionin. Disa masa për një higjenë më të lartë duhet të merren për të siguruar mospërhapjen e infeksionit mykotik

Lani shpesh duart tuaja dhe të fëmijës suaj

Sterilizoni rrobat si peshqirë, recipeta etj.

Zbuloni nëse familjarët e tjerë kanë myk

5. Mastitis (Inflamimi i gjirit)

Mastitis është një gjendje ku gjiri inflamohet dhe forcohet. Kjo mund të vihet re kur qumështi mund të mbetet i bllokuar në kanale. Sipas specialistëve, qumështi mund të rrjedhë dhe të infektojë indet përreth dhe të shkaktojë inflamim. Po ashtu mund të shkaktohet edhe gjatë një infeksioni. Bakteria e njohur si stafilokok aureus që ndodhet në lëkurë mund të hyjë përmes të çarave të lëkurës dhe të çojë në infeksion. Simptomat e mastitis-it përfshijnë të krruara, rrjedhje nga thithkat, skuqje dhimbje dhe fryrje. Mund të keni temperature, të dridhura dhe të ndjeheni të lodhur.

Si të veproni: Vizitohuni tek mjeku nëse mendoni se keni inflamim pasi kjo mund të çojë në abses të gjinjve. Mjeku juaj mund t'ju përshkruajë antibiotik që të sulmoni infeksionin. Ka raste që mund t'ua marrë infeksionin me shiringë.

6. Kancer

Një lloj i rrallë i kancerit që njihet si sëmundja Pagete gjirit që përfshin thithkat dhe areolën, mund të shkaktojë të krruara. Gjithashtu mund të keni skuqje apo rrjedhje që mund të jenë gjak ose në ngjyrë të verdhë. Ka raste kur simptomat e sëmundjes Paget në gji mund të ngatërrohen shpesh me ekzemën.

Si të veproni: Mjeku juaj do të bëjë një biopsy të thithkave për të diagnostikuar sëmundjen. Nëse keni sëmundjen Paget të gjirit, opsionet e trajtimit janë operacioni për të hequr të gjithë gjirin, radioterapia etj.

Mrekulli
Lajmet Kryesore