Bledar Kola: Shqiponja shqiptare fluturon edhe në Makao

2018-08-08 10:16:59 CRI Komenti juaj Printoni

Ditët e fundit, gazeta Dita njoftoi se Shoqëria e verërave në Makao, përmend në një postim të sajin në Facebook shefin e njohur të kuzhinës në Tiranë, Bledar Kola. Në postim thuhej:

"Një natë e mrekullueshme për të shijuar verërat shqiptare të shoqëruara nga specialitetet e shefit të kuzhinës Bledar Kola. Për herë të parë, vera shqiptare mbërriti në Macau, e ardhur nga varietete të ndryshme rrushi".

Bledar Kola i tha në një intervistë:

"Eventi është organizuar nga Herrish Kocibelli, shqiptar i cili jeton në Macau prej 10 vitesh. I gjithë aktiviteti është organizuar në kuadrin e promovimit të produkteve shqiptare. Organizimi i mbrëmjes është bërë në restorantin e një hoteli me 5 yje. Ky restorant është në guidën Michelin.

Për të realizuar pjesën e menusë, e cila ishte kombinuar me verërat, Herris ftoi Bledar Kola nga "Mullixhiu".

Të ftuarit ishin të gjithë të huaj, dmth vendas nga Hong-Kongu edhe të huaj që jetojnë në këtë vend. Të pranishëm ishin gjithashtu njerëz të industrisë, kuzhinierë, revista, somelier.

Bledar Kola: "Ishte një super mbrëmje. Unë u ndjeva shumë i kënaqur dhe i vlerësuar, pasi mora mjaft reagime nga të pranishmit. Ata, të gjithë, shijuan pak "Shqipëri" atë natë."

Kjo nuk është hera e parë që Kola merr pjesë në një event të tillë. Kjo ndoshta vjen edhe për faktin se restoranti që ai drejton është ndër më mediatikët. Të huajt që vizitojnë Tiranën e kanë stacionin e tyre të preferuar.

Makao me emrin zyrtar Rajoni i Posaçëm Administrativ i Makaos i Republikës Popullore të Kinës ndodhet në pjesën juglindore të Kinës dhe ka afër qytetin e Hong-Kongut. Sipërfaqja e tij është 32.8 kilometra katrorë dhe ka një popullsi prej 622 mijë banorësh.

Në vitin 1553, portugezët fituan të drejtën e qëndrimit në Makao dhe në vitin 1887 portugezët pushtuan Makaon me nënshkrimin e "Projekt-traktatit të bisedimeve midis Kinës dhe Portugalisë" me qeverinë e atëhershme kineze.

Makao u bë koloni e Portugalisë. Në vitin 1999, qeveria kineze rifilloi ushtrimin e sovranitetit. Gjatë një shekulli, me shkrirjen e kulturës perëndimore dhe lindore, Makao u bë një qytet me frymë të veçantë dhe ka shumë pika turistike historike. Zona historike e qytetit në Makao u përfshi më 15 korrik të vitit 2005 në Listën e Trashëgimive Kulturore Botërore të UNESCO-s.

Makao është një port i lirë ndërkombëtar dhe një zonë me densitetin më të lartë të popullsisë në botë. Ai gjithashtu është një nga katër qytetet me më shumë kazino në botë. Makao është i njohur për industrinë e lehtë, hoteleri-turizmin, argëtimin etj. Më 31 tetor të vitit 2017 Makao u përfshi nga UNESCO në rrjetin e qyteteve globale për ushqime të shijshme dhe kulturë të larmishme.

Ushqimet e Makao-s i kanë të dyja karakteristikat edhe ato të Perëndimit dhe të Lindjes që tregon gjithëpërfshirjen e elementet e ndryshme të jetës në Makao. Kafeja, ëmbëltoret me stilin kinez dhe stilin perëndimor, restorante e nivelit të lartë mbushin lagjet e Makao-s. Mund të themi se Makao është parajsa e ushqimeve të shijshme.

Por le të kthehemi tek kuzhinieri shqiptar me famë botërore, Bledar Kola.

Restoranti i tij i vogël, i njohur për produktet bio, që të kthen te tradita, e kombinuar me njohuritë e shefit i cili ka përvoja pune në disa nga kuzhinat më me emër të Europës, njihet jo vetëm në Tiranë por edhe në vende të ndryshme.

Shumë faqje të huaja shkruajnë për të. Psh, faqja italiane e njohur për prezantimin e restoranteve më të mira në Itali dhe në Europë, Gudia Identita Golose, për Shqipërinë rekomandon Mullixhiu-n, restorantin e hpuar në vitin 2016 nga Bledar Kola.

Kola u largua nga vendi i tij kur ishte 15 vjeç. Një fillim si pjatalarës në Londër, tre stazhe në restorantin Noma, një periudhë në Fäviken dhe pastaj vendimi për t'u kthyer në atdhe. Ku bëhet epitomi i rilindjes gastronomike shqiptare, shkruan "Guida Identita Golose".

Ortakë me Bledar Kolën janë dhe pronarët e restorantit Mrizi i Zanave, nga vijnë çdo mëngjes mishi, djathi, frutat dhe perimet, po ashtu edhe llojet endryshme të makaronave, të përhapura në Ballkan. Edhe verërat janë të gjitha shqiptare. Një tryezë e plotë degustimi, bashkë me verën, shkon nën 30 euro. "Mullixhiu është simboli i Tiranës që pas pak do jetë 'Berlini i ardhshëm' i Shqipërisë që po zgjerohet me hapa të shpejtë dhe po kupton trashëgiminë ushqimore dhe traditat mbi të cilat ka qëndruar e ulur." Mullixhiu ndodhet pranë Liqenit Artificial të Tiranës dhe është i hapur çdo ditë.

Në një intervistë për uebsajtin "Finedininglovers", Bledar Kola tha se njerëzit janë më të vetëdijshëm për atë që është në pjatën e tyre dhe organika është bërë e modës. Dhe në thelb: ne nuk prodhojmë industri, të vetmet gjëra që mund të fusim në hartën e botës janë kuzhina dhe turizmi ynë.

Edhe ky ishte dhe synimi i vizitës së Bledar Kolës në Makao, prezantimi i ushqimeve tradicionale shqiptare dhe besojmë se më shumë kinezë dhe të huaj do ta njohin Shqipërinë nëpërmjet ushqimeve të shijshme tradicionale.

Në intervistë për "Finedininglovers", Kola tha se ka dëshirë t'i japë diçka atdheut.

"Unë kam qenë gjithmonë një fëmijë shumë i pavarur. Kur isha 15 vjeç shkova në Londër dhe punova si pjatalarës për 6 muaj. Enët ishin më të mëdha se unë. Mund të kisha ndejkur edhe rrugë të tjera, por u regjistrova në një shkollë kuzhine. Pas disa vitesh vendosa të rikthehem në Tiranë. Të gjithë më thoshin se isha i çmendur, por unë doja të bëja diçka në vendin tim. Më dukej si tradhti nëse qëndroja jashtë".

Kola punon me shumë zell në restorantin e tij "Mullixhiu". Nëpërmjet frymës dhe punës së tij të palodhur, gjithnjë e më shumë të huaj po pëlqejnë ushqimet dhe kulturën shqiptare.

"Ne duam t'i mbajmë menytë tona të shijshme të lira për të tërhequr të gjithë llojet e klientëve: ushqimi i mirë nuk duhet të jetë vetëm një luks për të pasurit. Shpresojnë se edhe të tjerët do të na imitojnë," thotë Kola. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore