Domethënia e ngjyrave të lotusit

2018-07-12 16:49:14 CRI Komenti juaj Printoni

Në budizëm, lotusi është simbol i pastërtisë, besnikërisë dhe zgjimit shpirtëror. Lulja ngrihet mbi ujin me baltë, që përfaqëson aktin e ngritjes mbi të gjitha dëshirat dhe lidhjet - çelësi për arritjen e ndriçimit shpirtëror. Megjithëse lule ka rrënjën e saj në baltë, ajo rritet lart në drejtim të dritës, e cila paraqet aspiratën për t'u ngritur lart dhe për të lëvizur drejt dritës. Me fjalë të tjera, lotusi përfaqëson udhëtimin nga errësira (e përfaqësuar nga pellgu me baltë) deri në dritën e diturisë ose mençurisë.

Lotusi i bardhë

Ndoshta lulja më e mahnitshme me bukurinë e saj të pastër të bardhë, lotusi i bardhë pëlqehet dhe njihet nga e mbarë bota. Kjo lule përfaqëson pastërtinë e mendjes, qetësinë e natyrës njerëzore dhe përsosjen shpirtërore. Lotusi i bardhë lidhet me anën femërore të Budës, e cila është perëndeshë Tara e Bardhë, pasi e përshkruan me vend natyrën e saj. Në një tekst të lashtë indian, zambaku i bardhë i ujit përshkruhet si: Zambak i bardhë, i lindur në ujë dhe i rritur në ujë, ngrihet përtej ujit dhe mbetet i zbutur nga uji. Kështu, murgjit e lindur dhe rritur në botë, pasi zotëruan botën mbeten të zbutur nga bota.

Lotusi rozë

Lotusi delikat rozë zë një vend të lartë dhe të shenjtë dhe është shumë i dashur. Ai lidhet thjesht me hyjnitë më të larta në të gjitha kulturat dhe është simboli tokësor i Budës. Kjo është gjithashtu arsyeja pse të gjitha perënditë dhe perëndeshat hindu dhe gjithashtu 'Buda' ulen në një zambak uji rozë. Lotusi rozë tregon gjendjen e mendjes së një personi. pra një lotus i mbyllur përfaqëson fazën e kalimit drejt rrugës së spiritualitetit, ndërsa një zambak rozë me lulëzim të plotë nënkupton ndriçimin ose fazën ku arrihet nirvana.

Lotusi i kuq

Lotusi i kuq përfaqëson zemrën (hridaya) dhe simbolizon dashurinë, pasionin, dhembshurinë dhe mirësinë. Një zambak uji i kuq plotësisht i lulëzuar simbolizon zemërgjerësinë dhe bujarinë e madhe. Është gjithashtu i lidhur me Avalokitesvara, i cili është një 'bodhisattva', 'Zoti që sheh poshtë në botë', ose Padmapani, që do të thotë 'Mbajtësi i lotusit'. Avalokitesvara njihet edhe si Zoti i dhembshurisë, i cili arsyeton me vend lidhjen e tij me lotusin e kuq.

Lotusi blu

Lotusi blu nënkupton mençurinë dhe njohurinë dhe qëndron për fitoren mbi shqisat. Ai zë një vend të posaçëm dhe të shenjtë në kulturën egjiptiane. Lotusi blu përcakton kontrollin e një personi mbi mendjen dhe shpirtin e tij, për të lënë synimet materiale në jetë dhe për të ngritur në një nivel shpirtëror. Ajo është e lidhur me Bodhisattva të mençurisë, të njohur si Manjushri, dhe Prajnaparamita, ai që nënkupton 'përsosjen e mençurisë'.

Lotusi i purput

Zambak i purport i ujit nënkupton mistiken dhe përfaqëson besimin ezoterik të Budizmit. Është e rrallë dhe qëndron si një simbol i spiritualitetit në disa kultura. Kjo lule portretizohet ose si një gonxhe, ose e lulëzuar, e cili zbulon zemrën.

Lulja e lotusit ka gjithashtu simbolikë edhe në kulturën kineze. Njerëzit në Kinë e duan këtë lule për pastërtinë dhe dinjitetin e saj. Bukuria e kësaj lule frymëzon vepra arti, poezi, arkitekturë dhe dizajne veshjesh në kulturën kineze. Lotusi rritet elegant i paprekur nga papastërtitë e baltës, prandaj konsiderohet supreme nga të gjitha lulet dhe shpesh krahasohet me një person me vlera të forta morale. Në kulturën tradicionale kineze, Bing Di Lian, që do të thotë "dy lule lotusi në një kërcell" është përdorur për t'iu referuar një çifti të martuar të devotshëm ndaj njëri tjetrit.

Por lotusi është i bukur jo vetëm për t'u parë apo për domethënien etij, por ai mund të përdoret për gatime dhe në mjekësinë tradicionale.

Në kohët modern, lotusi është një nga lulet më popullore që përdoret për tatuazh, kryesisht për kuptimin që ka.

Në kulturën taoiste, lulja simbolizon një mënyrë jetese që bazohet tek morali, pastërtia, mençuaria dhe harmonia.

Në mjekësinë tradicionale kineze, lulja e lotusit është përdorur për të shëruar një sërë sëmundjesh.

Mbarë kombi kinez i adhuron lulet. Lulja e lotusit është një nga dhjetë lulet më të famshme në Kinë dhe ka qenë më e preferueshmja prej shekujsh. Kjo lloj lule rritet nga balta dhe ka një bukuri të papërshkrueshme, është e madhe në masë, e ndritshme në ngjyrë dhe shumë relaksuese për ta parë. Gjatë natës lulja e lotusit mbyllet dhe futet nën ujë; ndërsa gjatë agimit ajo ngrihet përsëri dhe hap petalet e saj. Në Kinë lotusi është lule e shenjtë, simbolizon gjithashtu jetëgjatësinë, nderin dhe qetësinë.

Farat e lotusit janë të ngrënshme dhe përdoren shumë në Mjekësinë Tradicionale Kineze. Farat e lotusit në gjuhën kineze quhen "lian zi" konsumohet shumë në Azinë Lindore. Ato janë shumë të pasura me vitamina të ndryshme po ashtu me minerale si magnez, fosfor, kalium etj.

Në mjekësinë kineze ato vlerësohen për vetitë ushqyese dhe shëruese që kanë dhe përdoren në shumë formula mjekësore po ashtu edhe në receta gatimi. Këto fara kanë veti të luftojnë plakjen.

Farat e lotusit përmbajnë një enzimë kundër plakjes, sipas njërit prej instituteve mjekësore. Kjo është dhe arsyeja pse shumë kompani kozmetike po gjejnë mënyra t'i përfshijnë këto fara në formulat e kremërave apo produkteve të tyre. Mjekët kinezë i përdorin farat e lotusit për shëndetin e veshkave si dhe për shtimin e energjisë jetësore në trup. Mjekësia kineze i përdor këto fara për eleminimin e diarresë dhe për shëndetin e shpretkës. Ato kanë edhe efekte qetësuese, këshillohen për pagjumësinë dhe lodhjen.

Pra, lulja e lotusit është një nga ato pak lule që ka magjepsur njerëzimin qysh nga lashtësia për bukurinë e saj ekzotike dhe misterioze. Lotusi frymëzon gjithashtu mendjen e njeriut për të arritur përsosmërinë, madje edhe në sfidat e jetës.

Mrekulli