Kina shpreh vullnetin për të rritur nivelin e bashkëpunimit me OKB-në

2018-02-14 13:41:35 CRI Komenti juaj Printoni
Fjala kyçe: He Zuo - bashkëpunim

Ambasadori i Kinës në Kombet e Bashkuara Ma Zhaoxu dha një pritje të hënën në Nju Jork me rastin e Festës së Pranverës, Vitit të Ri Kinez. Në fjalën e tij ambasadori, përfaqësuesi i ri i përhershëm i Kinës në OKB, tha se ai është i bindur se do ta ngrejë në një nivel të ri bashkëpunimin midis Kinës dhe organizatës. Zyrtarët e lartë të OKB-së, pjesëmarrës në pritje, vlerësuan rolin udhëheqës dhe aktiv të Kinës në të gjitha aspektet e punës së OKB-së.

Në pritjen e ambasadorit kinez ishin të pranishëm rreth 400 të ftuar, diplomatë dhe gazetarë, përfshirë kryetarin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Miroslav Lajcak, zëvendëssekretarja e Përgjithshme e OKB-së, Amina J. Mohammed dhe zyrtarë të tjerë të lartë të organizatës.

Në fjalën e tij, ambasadori Ma Zhaoxu, përfaqësuesi i Përhershëm i Kinës në Kombet e Bashkuara, përshëndeti të ftuarit me rastin e Vitit të Ri Kinez. Ai vuri në dukje se viti 2017 ishte shumë i rëndësishëm për Kinën dhe mbarë botën.

"Në vitin 2017, Kongresi Kombëtar i Partisë Komuniste të Kinës i hapi rrugën ndërtimit të një kombi modern socialist dhe paraqiti planet për zhvillimin 30-vjeçar të vendit. Me hyrjen e socializmit kinez në një epokë të re dhe si një anëtar i përhershëm dhe një vend i përgjegjshëm e i madh i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, Kina do t'i përmbushë detyrimet dhe përgjegjësitë e saj ndërkombëtare, duke mbrojtur fuqishëm autoritetin dhe statusin e Kombeve të Bashkuara. Kina do të mbështesë fuqishëm mekanizmin shumëpalësh të organizatës për të luajtur një rol aktiv në reformimin dhe ndërtimin e sistemit global të qeverisjes. Me kontributin vazhdueshëm të mençurisë së saj dhe planin për të qenë gjithmonë ndërtues i paqes botërore, Kina do të jetë një kontribuuese e zhvillimit global dhe e mbrojtës së rendit ndërkombëtar për të krijuar një bashkësi fatesh të përbashkët të njerëzimit."

Të ftuarit e të gjitha fushave vlerësuan arritjet e jashtëzakonshme të Kinës dhe konfirmuan plotësisht rolin e rëndësishëm të saj në çështjet ndërkombëtare. Ata shprehën shpresën se Kina do të luajë një rol më të madh për nxitjen e sistemit shumëpalësh dhe zgjidhjen paqësore të çështjeve ndërkombëtare dhe rajonale .

Presidenti i sesionit të 72-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Miroslav Lajcak, vlerësoi lart mbështetjen e fortë të Kinës për sistemin shumëpalësh dhe rolin aktiv të Kinës në të gjitha aspektet e punës së OKB-së.

Lajcak tha se Kombet e Bashkuara kanë nevojë për Kinën. Ndërkohë, zëvendëssekretarja e përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, Amina J. Mohammed, tha gjithashtu se OKB-ja shpreson të zgjerojë bashkëpunimin e saj me Kinën në fusha të ndryshme. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Lajmet Kryesore