Chengdu, qendër ekonomike, kulturore dhe komunikacioni

2017-11-13 14:51:02 xinhua Komenti juaj Printoni

Me një popullsi prej 14.05 milion banorë dhe sipërfaqe prej 12,163 km² Chengdu është kryeqendra e provincës jugperëndimore Sichuan. Chengdu është një ndër qendrat më të rëndësishme ekonomike, financiare, kulturore, të transportit dhe komunikacionit në perëndim të Kinës. Aeroporti i Chengdu-së i njohur si "Shuangliu International Airport" është një ndër 40 aeroportet më të populluar në botë, ndërsa Stacioni Hekurudhor i Chengdusë është një ndër 6 stacionet më të mëdha në vend. Në Chengdu kanë selitë e tyre shumë kompani ndërkombëtare dhe mbi 500 kompani kanë degët e tyre këtu. Në vitin 2006, Chengdu është cilësuar si njeri nga 4 qytetet ku jetohet më mirë në Kinë.

Qendra Globale "Shekulli i ri"

Është një ndërtesë shumëdimensionale në zonën e re Tianfu të Chengdusë, me një strukturë prej 100 metra lartësi në një sipërfaqe prej 1,700,000 metra katrorë. Ajo konsiderohet si një ndër ndërtesat me vëllimin më të madh në botë, krahas "The Boeing Everett Factory" në Everett, të Uashingtonit apo "Aalsmeer Flower Auction" në Aalsmeer, të Hollandës.

Dujiangyan

Quhet struktura ujitëse e ndërtuar në vitin 256 p.e.s, kur kina drejtohej nga Shteti Qin. Ndodhet pranë Lumit Min, pranë kryeqendrës Chengdu. Dhe përdoret edhe sot për ujitjen e mbi 5,300 km katrorë në rajon. Dujiangyan bashkë me Kanalin Zhengguo në Shaanxi dhe Kanalin Lingqu në Guangxi konsiderohen si "3 projektet hidrike inxhinierike më të mëldha të dinastisë Qin".

Qendra Kërkimore Shkencore e Rrritjes së Arinjve Panda

Njihet edhe si Baza Panda në Chengdu, është një institucion jofitimprurës ku janë krijuar lehtësi për rritjen e kafshës së rrallë , ariut Panda, por dhe për kafshë të tjera të rralla. Në këtë institucion kërkimor dhe shkencor janë krijuar mundësitë dhe për vizita të turistëve që dëshirojnë të shohin nga afër arinjtë e adhurueshëm panda.

Mali Qingcheng

Ndodhet pranë Dujiangyan dhe njihet si një nga qendrat më të rëndësishme të Taoizmit në Kinë. Mitologjia taoiste është përhapur më së shumti nga Perandori i Verdhë. Si një qendër e fesë taoiste, ky mal është bërë strehë e shumë tempujve. Në këtë zonë malore ndodhen 36 maja.

Jinli

Është emri i rrugës me një gjatësi prej 550 metrash në Chengdu. Ajo është pjesë e Tempullit të Markezit dhe ndërtesat janë të stilit të dinastisë Qing. Ky stil bazohet në kulturën e 3 Mbretërive, një traditë folklorike. Në këtë rrugë ndodhen disa bare, dyqane suveniresh apo njësi të tjera tregtare. Rruga u rinovua në vitin 2004, ndërsa një vit më pas iu dha titulli " Një ndër 10 rrugët pedonale më të mira në vend". .Gjatë Vitit të Ri Kinez kjo rrugë mbushet me vizitorë të shumtë pasi këtu zhvillohet "Panairi i Madh i festës".

Përkujtimorja e poetit Du Fu

Është një park i ndërtuar në nderim të poetit të dinastisë Tang Du Fu, që shtrihet në perëndim të qytetit . Chengdu. Në vitin 1961 qeveria kineze e përfshiu parkun në Listën e Trashëgimisë Kombëtare.

Parku i Popullit

Kështu quhet parku publik në qendër të Chengdusë. Ai është ndërtuar në vitin 1911, kur njihej me emrin Parku Shaocheng dhe është i pari i këtij lloji në qytet.

Kompleksi muzeal i artit në Jianchuan

Ndodhet në qytezën Anren, të kontesë Dayi dhe deri këtu arrihet për një orë me makinë nga kryeqendra Chengdu. Ky kompleks përbëhet nga 15 muze, ku paraqitet koleksioni më i madh privat i veprave të artit, që i përkasin 60-70 viteve të fundit.

Rruga Chunxi

Këtë emër mban pedonalja ku shtrihet rruga tregtare me mbi 700 dyqane, kryesisht qendra të mëdha tregtare, supermarkete dhe butikë përgjatë sheshit që frekuentohet për shëtitje, ku gjenden plot bare dhe restorante.

Kulla Perla Perëndimore

Ka një lartësi prej 339 m nisi të ndërtohej në vitin 1992 dhe përfundoi në vitin 2004. Ajo u ndërtua si kullë televizioni por më shumë e tërheq vëmendjen e vizitorëve për restorantin në majë të saj nga i cili shfaqet një pamje 360 gradë e qytetit, si dhe një qendër tregtare dhe një tjetër argëtuese. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore