Veshja e kombësisë kineze Tujia në Festivalin e Kanës

2017-06-15 17:30:51 CRI Komenti juaj Printoni

 

Festivali i 70-të Ndërkombëtar i Filmit i Kanës u zhvillua në maj me pjesëmarrjen e shumë aktorëve e regjizorëve nga bota.

Edhe pse asnjë film kinez nuk konkurroi në kategorinë kryesore, një numër yjesh të kinematografisë kineze ecën mbi qilimin e kuq, si Yang Ziqiong, Hong Jinbao, Hong Tianzhao, Li Yuchun, Wang Luodan, Yang Zishan etj., e pa dyshim edhe anëtarja e jurisë Fan Bingbing.

Një e veçantë e këtij edicioni ishte fustani i artistes kineze Deng Chaoyu. Në vend të stilit perëndimor, siç jemi mësuar shpesh të shohim në tapetin e kuq, ajo vendosi të vishet me një fustan tradicional të qepur me dorë nga banorët e grupit etnik në Kinë, Tujia.

Fustani shpalosi kulturën dymijë vjeçare të veshjeve të këtij komuniteti quajtur xi lan ka pu, që në dialektin e tyre përkthehet "batanija me lule " in the Tujia language.

"Kjo mënyrë e punimit të veshjeve përdoret ende nga banorët Tujia. Më pëlqen gjithçka rreth vendit nga i cili vij. Ai meriton një ekspozim të gjerë," thotë Deng, që mori pjesë në Konferencën e Jasvës Ndërkombëtare të të Filmit "Një brez, një rrugë" mbajtur gjatë Festivalit në Kanë.

Në fustanin e saj janë shkrirë më së miri elementet tradicionale të veshjeve karakteristike të pakicës Tujia si ngjyrat, dekorimet etj.

Ajo tani është në të 30-t e saj. U rrit në Yichang në province kineze Hubei, ku jetojnë dhe banorët e kombësisë Tujia .

Ajo mësoi guzheng kur ishte 7 vjeç nga e ema e saj. Si nëna dhe gjyshja e saj këndojnë këngë folklorike të kombësisë Tujia.

Ajo përfundoi studimet në Universitetin e Wuhan-it në vitin 2007, muzikë. Deng ka kohë që promovon kulturën e saj Tujia në Kinë dhe jashtë vendit.

"Nuk e kisha ndier veçantinë e komunitetit Tujia, derisa u futa në universitet, ku studentët nga i gjithë vendi studiojnë së bashku," tha Deng. "Përdora veshje aksesorë tradicionalë dhe qysh nga ajo kohë bashkëstudentët e mi ishin shumë të interesuar për kulturën time."

Megjitha Deng thotë se ashtu si shumë kultura të tjera tradicionale në Kinë, trashëgimia Tujia përballet me modernizmin e vendit.

Të rinjtë e kësaj pakice kombëtare po shkojnë drejt qyteteve të mëdha për të punuar dhe gradualisht po bëhen pjesë e kulturës urbane.

"Këngët dhe vallet janë pjesë të rëndësishme në jetën e banorëve Tujia. Ne këndojmë dhe kërcejmë me rastin e verpimtarive të ndryshme si lindja, martesa, vdekja dhe madje ndërtimi i një banese të re.

Deng erdhi në Pekin për të studiuar në Universitetin e Komunikimit në vitin 2007, ku u takua dhe me muzikantin e njohur kinez Jin Tielin. Ajo mësoi të këndonte prej tij.

Në albumin e saj, Vajzat Tujia, që doli në vitin 2015, Deng solli elemente popullore tradicionale të kombësisë Tujia për të shprehur trishtimin e të rejave dhe ndjenjat e prindërve kur largohen vajzat në shtëpinë e bashkëshortit pasi martohen.

Në vitin 2016, ajo realizoi një concert bamirësie në vendlindjen e saj dhe arriti të siguronte një fond prej 1 milionë juanësh ose 143 mijë dollarësh për familjet e varfra.

Deng do të rikthehet në Yichang së bashku me grupin e saj për të mbledhur këngë të vjetra Tujia që do të përdoren në krijimet e saj në të ardhmen.

Ajo gjitashtu ka në plan të bëjë një film mbi origjinën e pakicës kombëtare Tujia. Si musical ashtu edhe filmi do të shfaqen për publikun në vitin 2018.

"Dua ta mbaj të gjallë kulturën e traditën time dhe t'ja shpalos botës," tha ajo.

Grupi etnik Tujia ka një popullsi prej mbi 8 milionë banorësh që jetojnë në Hunan, Hubei, Sichuan dhe Guizhou. Banorët Tujia merren kryesisht me bujqësi dhe peshkim. Turizmi është shumë popullor në zonën ku jetojnë banorët Tujia, përfshi Parkun Kombëtar Zhangjiajie, Malin Wuling, Malin Wushan dhe Malin Wudang.

Banorët Tujia kanë dialektin e tyre, por ato zotërojnë shumë mirë dhe gjuhën mandarine.

Tigri i bardhë rritet nga banorët Tujia, sepse ata besojnë se e kanë prejardhjen nga kjo kafshë. Përveç veprimtarive të ndryshme fetare për nder të tigrit të bardhë, banorët Tujia e përdorin imazhin e trigrit të bardhë shumë shpesh në jetën e përditshme për të trembur shpirtrat e këqinj.

Pakica kombëtare Tujia ka një histori mbi 2 mijë vjeçare dhe banorët e saj jetojnë në provincat e sotme Hunan dhe Hubei. Ata jetonin me kombësitë e tjera si Miao dhe Han.

Tujia ka kuzhinë shumë të pasur me bazë peshku dhe perimesh

Ata hanë kryesisht oriz dhe misër dhe ka raste dhe pataten e ëmbël. Ata pëlqejnë kryesisht ushqimin e thartë dhe pikant dhe hanë shumë turshitë. Zakonisht ata konsumojnë3 vakte në ditë.

Stili arkitekturor

Banorët Tujia jetojnë në grupe dhe në shtëpi pej druri me çati me tjegulla dhe ballkone të skalitur me dru.

Zakonet martesore

Zakoni kryesor i martesës së vajzave Tujia është se qajnë gjatë dasmës së tyre.

Vajzat Tujia e mirëpresin ditën e dasmës duke qarë. Nusja zakonisht nis të qajë 15 ditë përpara ditës së martesës; ka disa që qajnë edhe një muaj para dasmës.

Shoqërimi i 10 mikeshave është një veçanti e nuses Tujia kur qan. Një ditë përpara dasmës, prindërit e saj do të ftojnë nëntë vajza të pamartuara të lagjes për të qëndruar pranë nuses duke kënduar për tërë natën, dhe prandaj quhet kënga e 10 motrave shoqëruese. 10 vajzat ulen përreth një tryeze të rrumbullaktë dhe më pas nusja qan 10 herë. Në pdo interval kuzhinieri do të vendosë një pjatë mbi tryezë. Kur nusja mbaron mbi tavolinë ka 10 pjata.

Festat

Banorët Tujia I kushtojnë shumë vëmendjefestave, sidomos Festivalit Sheba ku repektohen paraardhësit dhe lutet për një vit të mbarë. Ky festival është dhe një mënyrë e mire për të rinjtë për të gjetur dashurinë e jetës.

Mrekulli