Kina përballë sfidës futbollistike

2017-03-20 14:59:26 xinhua Komenti juaj Printoni

Futbolli, një përparësi e i Kinës

Autoritetet kineze të sportit kanë shtuar objektivat e tyre në përpjekje për zhvillimin e futbollit në vend. Për këtë parashikohet krijimi i 20 mijë shkollave të futbollit deri në vitin 2020, ndërkohë që autoritetet theksojnë se deri në fund të këtij viti do të jenë hartuar 20 mijë programe shkollore të futbollit.

Në kornizën e këtij plani parashikohet krijimi i 50 mijë shkollave futbollistike deri në vitin 2025 në Kinë.

Wang Dengfeng, zëvendëspresident i Shoqatës Kineze të Futbollit tha se futbolli kinez po përballet me një sfidë të madhe.

"Qëllimi ynë është krijimi i 50 mijë shkollave të futbollit deri në vitin 2025 në Kinë. Mesatarisht çdo shkollë do të ketë 1 mijë futbollistë të rinj , që nënkupton se në të ardhmen do të kemi 50 milion lojtarë të rinj të futbollit. Kjo është mënyra më e mirë për të përzgjedhur talented e ardhshme të futbollit në Kinë. Me këtë përmirësim futbolli kinez performues nuk do të jetë më një ëndërr", tha Wang.

Ekspertët e futbollit janë duke hartuar 360 programe të ndryshme trajnimi që do të zbatohen në shkollat fillore dhe të nivelit të dytë. Trajnerët e klasave futbollistike do të pajisen me mjete të përparuara të futbollit si dhe me video-mësimore.

Rritja e cilësisë së futbollit kinez është shprehur dhe nga presidenti i vendit, Xi Jinping, një dashamirës i madh i futbollit, i cili është shprehur për objektiva ambicioze të futbollit vendës, përfshirë kualifikimin në Kupën e Botës, mikpritjen e Kampionatit Botëror të Futbollit dhe pse jo fitoren e Kupës së Botës në Futboll.

Strukturat futbollistike të Kinës

Në Kinë institucioni më i lartë i sportit të futbollit është Shoqata Kineze e Futbollit dhe vendi përfaqësohet nga ekipi kombëtar i futbollit Futbolli Ndërsa rajonet Hong Kong dhe Makao kanë ekipe dhe ligat e veta të futbollit.

Futbolli në Kinë ka qenë një nga sportet më të pëlqyera dhe ka nisur të luhet në mënyrë të organizuar qysh në vitin 1900. Sipas të dhënave të FIFA-s në 1 janar të këtij viti ekipi kombëtar i futbollit pët meshkuj i Kinës renditej i 81 në botë, ndërsa ekipi kombëtar i futbollit për femra i Kinës renditen në fund të vitit të kaluar në vendin e 13 në botë.

Shoqata Kineze e Futbollit, e njohur edhe si Super Liga Kineze së fundmi ka marrë emërtesën Super Liga Kineze Wanda Plaza, që përbën shoqatën profesioniste të futbollit në vend dhe vepron në kujdesin e Shoqatës Kineze të Futbollit (CFA).

Super Liga u krijua nga ndarjet kryesore të Shoqatës kineze të futbollit si Liga Jia-A League, në vitin 2004. Fillimisht në Ligë luanin 12 ekipe, por tani përfshihen 16 ekipe. Ajo është fituar nga 7 ekipe si ai i Shangait, Shenhuasë, Shenzhenit Jianlibaos, Dalianit Shides, Shandongut Lunengut, Changchun Yatait dhe Guoan të Pekinit.

Ekipi kombëtar i futbollit drejtohet nga Shoqata Kineze e Futbollit (CFA). Ai u krijua në vitin 1924 gjatë sundimit të vendit nga Republika e Kinës, në kujdesin e Shoqatës Kineze të Futbollit dhe iu bashkua FIFA-s në vitin i 1931.

Pas Luftës civile në vend, Shoqata Kineze e Futbollit u krijua nga Republika Popullore e Kinës. Ajo mbeti e atashuar pranë FIFA-s deri në vitin 1958, kur u tërhoq prej saj për tiu ribashkuar në vitin 1979.

 

Ekipi kombëtar i futbollit i Kinës është përfaqësuar dy herë në Kupën e Azisë, përkatësisht në vitet 1984 dhe në vitin 2004. Një nga nismat futbollistike në Kinë ishte Kina Vizion, pjesë e FIFA Vision Asia , me të cilën u arrit standardi më i lartë aziatik në çerekfinalen e kampionatit të futbollit për meshkuj në Lojërat Olimpike 2008 , që u zhvilluan në Pekin.

Origjina e futbollit në Kinë

Një formë antike e futbollit është zhvillua në Kinë gjatë sundimit të dinastisë Han, gjatë shekullit të 2-të dhe të 3-të p.e.s, e cila njihej me emrin Tsu Chu. Kjo lojë ediventohet dhe në dorëshkrimet ushtarake të kohës. Ajo luhej me një top prej lëkure, të mbushur me pupla, që hidhej nga një rrjetë e vogël, e mbajtur nga një shkop bambuje. Kjo lojë u zhduk para ardhjes së lojës së futbollit modern në Kinë.

Mbulimi mediatik i futbollit në Kinë

Futbollit në Kinë i kushtohet një vemendje e veçantë mediatike. Për këtë në televizionin shtetëror të Kinës CCTV një kanal i veçantë është për ndeshjet në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar dhe bëhet fjalë për CCTV 5. Qysh nga viti 1996 në këtë kanal televiziv kombëtar të Kinës transmetohen ndeshje futbolli të Serisë A italiane, të Bundesligës gjermane dhe ekipeve të tjera europiane. Televizione të tjera private në metropolet e Kinës si Shangai apo Guangzhou gjithashtu transmetojnë ndeshje dhe kampionate ndërkombëtare futbolli.

Futbollistë kinezë në botë

Futbollistët kinezë në Ligat europiane kanë tërhequr gjithmonë vëmendjen e mediave. Mjafton të përmendim Xie Yuxin që ka luajtur me ekipin holandez FC Zwolle, apo Gu Guangming lojtar i SV Darmstadt të Gjermanisë, dy futbollistët kinezë Liu Haiguang dhe Jia Xiuquan që në vitin 1987 luanin me FK Partizani të ish-Jugosllavisë.

Në vitet e mëvonëshme janë të njohur futbollistët kinezë Sun Jihai ish lojtar i Manchester City-t, Zheng Zhi që ka luajtur me Celtic, Shao Jiayi ish lojtar i ekipit gjerman të Mynihut apo Yang Chen ish lojtar i Eintracht Frankfurtit.

Futbollistë të huaj në Kinë

Vitet e fundit është shtuar numri i futbollistëve të huaj në ekipet kineze, kjo për shkak dhe të ofertave tepër të majme të ofruara atyre nga klubet kineze. Ndër më të njohurit është ish futbollisti brazilian i Tottenham Hotspur, mesfushori Paulinho, që ka luajtur me ekipin Evergrande të Guangzhout. Një tjetër emër i njohur brazilian ish lojtar i Real Madridit, Manchester City-t dhe AC Milanit, sulmuesi Robinho ka luajtur me ekipin e Guangzhout . Në listen e futbollistëve dhe trajnerëve të shquar botërorë që janë aktivizuar pranë klubeve kineze janë Luiz Felipe Scolari. Italianët Fabio Cannavaro dhe Marcello Lippi. Por nuk mungon në listë as Sven-Goran Eriksson, i cili iu bashkua ekipit Shanghai SIPG, që në vitin 2013. Përsa i përket futbollistëve të huaj në Kinë numri i tyre është tepër i madh, nga të gjitha vendet e botës pa përjashtim. Bie në sy numri i madh i futbollistëve brazilianë që luajnë për ekipet e Super Ligës Kineze, ndërsa përsa i përket Ballkanit vendin e pare e ze numri i madh i futbollistëve serbë në këto ekipe.

Nga Shqipëria në Kinë kanë ardhur futbollistët Nevil Dede që në vitin 2008 u aktivizua me ekipin Changsha Ginde dhe Hamdi Salihi që në vitin 2013 iu bashkua ekipit Jiangsu Sainty.

Javët e fundit në raportimet e mediave është përmendur mundësia e ardhjes në Kinë të futbollistit anglez Rooney menjë ofertë prej 40 milion dollar në vit. Futbollistë të njohur kanë mbërritur vitet e fundit në Kinë dhe si sulmuesi argjentinas Carlos Tevez te ekipi Shanghai Shenhua me një pagesë prej 766 mijë dollar në javër, apo transferimi i brazilianit Oscar te Shanghai SIPG në shumën 74.7 milion dollar. Por zëdhënësi i Administratës së Përgjithëshme të Sporteve të Kinës deklaroi ditët e fundit se ky organizëm drejtues i sportit në Kinë po merr në shqyrtim ndalimin e shpenzimeve marramendëse të klubeve kineze për transfertat e futbollistëve elitarë.

14 marrëveshje të ndryshme në 2 vjet kanë nënshkruar investitorët kinezë për blerjen e klubeve të futbollit në botë, duke shpenzuar më shumë se 1 miliard dollar amerikanë. Në gusht të vitit të kaluar ata blenë klubin Italian të futbollit AC Milan, klubin e Premier Ligës Angleze West Bromwich Albion, atë të Francës AJA Football SAOS, klubin Slavia të Pragës dhe në verën e vitit 2016 biznesmeni kinez Xia Jiantong mori pronësinë e klubit të famshëm t Aston Villa.

Kina ndodhet përballë një sfide futbollistike, por falë vëmendjes së madhe kushtuar sportit në përgjithësi dhe futbollit në veçanti nga qeveria, por dhe sipërmarrja private me siguri së shpejti do të shohim sukseset në futbollin kinez. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore