Më thuaj sa dhëmbë ke, të të them sa do të jetosh!

2017-03-17 15:52:58 CRI Komenti juaj Printoni

Një analizë e botuar në revistën "Periodontology 2000" tregon se shëndeti i dhëmbëve ndikon ndjeshëm te jetëgjatësia e njerëzve. Autorë të studimit janë ekspertja Paula Friedman e Kolegjit të Mjekësisë Dentare e Universitetit të Bostonit dhe Ira Lamster eksperte e Universitetit të Kolumbias kanë zbuluar se numri i dhëmbëve që humbim gjatë jetës mund të jetë tregues i cilësisë së jetës sonë. Sipas mjekeve amerikane ata që arrijnë moshëm 74 vjeçare me të gjithë dhëmbët në gojë kanë një mundësi të madhe të festojnë 100 vjetorin e tyre.

Analiza studimore e mjekeve Friedman dhe Lamster përqëndrohet në dy pika të rëndësishme.

Së pari: Numri i dhëmbëve të personave që arrijnë moshën e plakjes mund të ndikojë jetëgjatësinë e tyre ?

Përgjigja e mjekëve është Po.

Së dyti : Rënia e dhëmbëve parashikon një jetëgjatësi më të shkurtër ?' Përgjigja e eksperteve është përsëri Po.

Mjeket janë shtuar se ekzistojnë prova të qarta që humbja e dhëmbëve është e lidhur ngushtë me kushtet e stresit te njerëzit. Të dhënat e analizuara nga ekspertët tregojnë se ata persona që para moshës 65 vjeç kanë humbur 5 apo më shumë dhëmbë, kanë më shumë shanse të preken nga probleme të rënda të shëndetit, si sëmundje të zemrës, diabetit apo osteoporozë e artrite.

Humbja e dhëmbëve mund të jetë një tregues i një stili jetese më pak të shëndetshëm, por jo vetëm sëmundjet e lidhura me rënien e dhëmbëve mund të ndikojnë në rritjen e rreziqeve ndaj shëndetit.

Dhëmbë të pastër, zemër e fortë

Larja e dhëmbëve nuk është thjesht një çeshtje e higjienës së gojës, pasi pllaka dhe gurëzat shtojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Prej kohësh është provuar lidhja midis problemeve të gjingjivës dhe arteriosklerozës, por sutdimet e fundit të Universitetit të Otagos në Zelandën e Re kanë vërtetuar se ekziston një lidhje e fortë mes shëndetit të dhëmbëve dhe të zemrës.

Një ekip ndërkombëtar ka vërtetuar se trupi i njeriut mund të reagojë ndaj shqetësimit të gjingjivave në mënyrë të tepruar, duke shkatërruar linfocitet. Kjo mund të ndikojë në ngushtimin e arterieve, që është shkaku kryesor i infarktit të zemrës.

"Bashkimi i të gjithë faktorëve të mundshëm të rrezikut mund të ndihmojë në mbajtjen në nivel të ulët të zhvillimit të sëmundjeve kardiake, shpjegon profesori Greg Seymour, drejtues i studimit, duke shtuar se kjo çon në një ndryshim të madh të përhapjes së patologjisë.

Rezultatet e këtij studimi të paraqitur nga Shoqata e Përgjithëshme e Mikrobiologjisë, gjatë një mbledhjeje të saj vjeshtën e kaluar në Kolegjin Trinity të Dublinit, përbëjnë një hap të rëndësishëm për politikat shëndetësore të vendeve të ndryshme, pasi venë në dukje rolin e higjienës së gojës në gjendjen e përgjithëshme shëndetësore të pacientëve.

Dentistët na këshillojnë të përdorim me kujdes furçën e dhëmbëve, por dhe fillin dentar. Sipas ekspertëve larja e kujdesëshme e dhëmbëve dhe përdorimi i fillit dentar janë mënyra e vetme e ndalimit të formimit të gurëzave, pllakës dhe gjengjivitit të mundshëm, që mund të jenë shkaku i rënies së dhëmbëve te të rriturit.

Dhëmbët dhe zemra një bashkëjetesë e dobishme

Në një studim të fundit të botuar në The FASEB Journal nga një grup mjekësh italianë nga Universiteti i Milanos, theksohet lidhja mes parodontopatisë dhe zhvillimit të pllakës arterorklerotike. Shkak për këtë janë disa lloje bakteriesh në gjingjiva, që mund të ndikojnë në qarkullimin e gjakut.

"Sëmundja parodontale – shpjegon mjeku italian Piconi – është një sëmundje infektive. Ekziston një lloj bakteri shkencërisht i njohur si porphyromonas gingivalis, që zhvillohet brenda pllakës arterosklerotike. Pikërisht këtë kanë provuar mjekët, që ky bakter i dhëmbëve në disa raste ndikon në zhvillimin e sëmundjes së arterosklerozës.

Mjekët italianë nëpërmjet studimit kanë vërtetuar se në një kontroll me ecodoppler, ndikimi pozitiv i pastërtirë së dhëmbëve vërehet në muret e brendëshme të arterieve. Sipas tyre është hera a parë që konstatohet një pamje fizike para dhe pas kurimit të dhëmbëve, që ndikon në përmirësimin e shëndetit të zemrës së pacientit.

Ky studim hap rrugë të reja për parandalimin e sëmundjeve të zemrës, thjesht duke mbajtur një higjenë të lartë të gojës, duke parandaluar sëmundjet e gjingjivës, që janë burime bakteriesh dhe duke ulur riskun e zhvillimit të sëmundjes së arteriosklerozës.

Dhëmbët dhe bukuria

Sy të shndritshëm, dhëmbë të bardhë e buzë të kuqe, këto janë fjalët më të përshtatshme për të përshkruar bukurinë e një personi, me të vërtetë, dhëmbët e bardhë dhe të përsosur mund të zbukurojnë shumë pamjen e njeriut, në të kundërtën, nëse një person nuk ka dhëmbë të mirë e të shëndetshëm, kjo gjë do të ndikojë jo vetëm në pamjen e jashtme, por do t'i sjellë edhe probleme shëndetit.

Shëndeti i dhëmbëve është një pasqyrë e shëndetit të njeriut, ai nuk është i lidhur vetëm me paraqitjen e jashtme, por është i lidhur edhe me cilësinë e jetës së njeriut.

Mrekulli
Lajmet Kryesore