Kina restauron një nga mrekullitë e botës

2016-10-20 10:42:01 CRI Komenti juaj Printoni

Tempulli Angkor Wat i Kamboxhias është një ndër komplekset më të rëndësishme arkeologjike të Azisë Juglindore, i klasifikuar si një nga 7 mrekullitë e botës. UNESCO ka një sërë programesh për mbrojtjen e tij, si një vend simbolik, por dhe të rrethinave të tempullit të njohur. Vitet e fundit Kina është angazhuar krahas organizmave ndërkombëtare për të ndihmuar Kamboxhian fqinje në ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe një prej vlerave të saj të mëdha historike dhe turistike, siç është tempulli Angkor.

Turizmi është industria e dytë më e madhe e Kamboxhias dhe kompleksi Angkor është një nga objektet më të rëndësishme turistike jo vetëm të këtij vendi, por të mbarë Azisë. Angkor Wat është monumenti më i madh fetar në botë, ndaj jo rastësisht renditet ndër 7 mrekullitë e botës.

Si një nga objektet arkitekturore më të ruajtura, Tempulli Angkor Wat është një simbol i Kamboxhias.

Tempulli Angkor ndodhet në Siem Reap krahas 1 mijë objekteve të tjera kulturale të lashtësisë në gjithë vendin.

Tempulli kryesor në rajonin Angkorian, i njohur si Angkor Wat u ndërtua në periudhën 1113- 1150 kur në vend sundonte mbreti Suryavarman II.

Në vitin 1992, i gjithë kompleksi arkitekturor ku bën pjesë Angkor Wat dhe Angkor Thom kaluan në mbrojtjen e UNESCO-s si objekte të trashëgimisë botërore. Përkrah kësaj organizate pjesë e OKB-së Kina dhe 10 vende të tjera po japing ndihmesën e tyre për restaurimin dhe mbrojtjen e kësaj mrekullie botërore.

Në një intervistë për televizionin shtetëror të Kinës, CCTV, sekretari i shtetit i Kamboxhias, Phay Siphan u shpreh se " Rreth 3 milion vizitorë kanë pare këtë vit kompleksin, ku e gjithë sinjalistika është në 3 gjuhë, kamboxhiane, angleze dhe kineze. Kina ka dhënë një ndihmë të madhe në restaurimin inxhinierik dhe teknik të kompleksit Angkor "

Që nga viti 1998, qeveria kineze ka dërguar një ekip ekspertësh restaurues për mbrojtjen dhe restaurimin e pjesës së tempullit të njohur si Chau Say Tevoda. Pas një pune 10 vjeçare, në vitin 2008 ekipi kinez dorëzoi punën dhe ky kontribut I Kinës u vlerësua nga qeveria kamboxhiane dhe drejtuesit e UNESCO-s.

Këtë ndihmesë të Kinës fqinje, sekretari i shtetit i Kamboxhias Phay Siphan e komenton " Restaurimi i suksesshëm i objektit Chau Say Tevoda tregon fuqinë politike, ekonomike dhe kulturore të Kinës"

Miqësia kino-kamboxhiane ka një histori 2 mijë vjeçare dhe është më e vjetër se miqësia e këtij vendi aziatik me çdo vend tjetër që është përfshirë në restaurimin e Tempullit Angkor Wat. Në vitin 2009 Kina dhe Kamboxhia nënshkruan një marrëveshje sipas së cilës qeveria kineze do të akordonte një fond prej 40 milion yuanësh ose 6 milion dollar amerikanë për ruajtjen dhe restaurimin e pjesës së kompleksit të njohur si Ta Keo, i cili duhet të kryhej në një periudhë 8 vjeçare.

Sekretari kamboxhian i shtetit Phay Siphan thotë se "1.5 milion kamboxhianë kanë vlerësuar pjesmarrjen e Kinës në projektin e restaurimit të tempullit. Ne falenderojmë udhëheqësit kinezë dhe popullin për ndihmën dhe vëmendjen ndaj këtij objjekti, pjesë e trashëgimisë kulturore botërore. Shpresojmë që restaurimi i Ta Keo të realizohet me sukses, duke nxjerrë në pah progresin e teknologjisë kineze të restaurimit".

Që nga viti 2010, " Buzëqeshja e Angkorit", një performance e sponsorizuar nga Kina sjell për publikun kamboxhian që viziton Tempullin Angkor Wat një spektakël tepër të pëlqyer.

Marrëdhëniet kulturore kino-kamboxhiane ishin pjesë e agjendës së vizitës zyrtare në Kamboxhia të presidentit të Kinës, Xi Jinping. Gjatë kësaj vizite pala kineze bëri të ditur se do të japë një ndihmë shtesë për restaurimin e qendrave historike të Kamboxhias, ndër të cilat dhe Kompleksi Angkor Wat. Restauruesit kinezë po punojnë për restaurimin e kompleksit që nga viti 1998. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore