Frymëzohuni nga gjyshi më seksi në Kinë

2016-10-20 10:43:29 CRI Komenti juaj Printoni

Kurrë nuk është vonë për të realizuar ëndrrat!

Ndonjëherë ne i vendosim afate kohore vetes, herë me data, e herë me moshë

Edhe pse të gjithë kemi disa qëllime apo dëshira që duhet t'i realizojmë, jo gjithmonë ia dalim dhe për këtë arsye, ose heqim dorë, ose vazhdojmë përpjekjen kohë më pas.

Kështu edhe 80-vjeçari Wang Deshun. Ai ka vërtetuar se qëllimet mund të arrihen në çdo moment, në çdo moshë, vetëm nëse vazhdojmë përpjekjet. Një vit më parë ai mori pjesë në një sfilatë mode në Pekin, duke i surprizuar të gjithë kur filloi të ecte në pasarelë me flokë të lëshuar dhe gjysmë i zhveshur.

"Kam punuar gjithë jetë për këtë moment", ka thënë ai në një intervistë.

Që pas asaj parade 80-vjeçari u cilësua si gjyshi më seksi në Kinë.

Aktori Wang Deshun, i cili ka luajtur në disa filma si "The Forbidden Kingdown" dhe "Warriors of Heaven and Earth", vodhi shfaqjen gjatë Javës së Modës në Kinë kur ekspozoi trupin e tij të tonifikuar dhe flokët e gjatë të thinjur.

Sipas Wang mosha nuk duhet të përdoret kurrë si një justifikim për tu dorëzuar.

Është një temë për të cilën ai flet me shumë pasion online, madje në një video ka thënë: "Shumë njerëz nisën të më vinin re pas parakalimit në pasarelë…Por a e dini çfarë? Për të arritur këtë ditë, unë jam përgatitur për 60 vite".

I lindur në Shenyang , gjyshi seksi u bë një aktor teatral në moshën 24 vjeçare e nisi të mësonte anglisht kur ishte 44 vjeç. Pasi u zhvendos në Pekin, Deshu filloi palestrën e nuk e ktheu më kurrë kokën prapa.

Ai thekson se edhe në vitet tona të arta, ne duhet të vazhdojmë të sfidojmë veten dhe të mos ndalemi nga mendimi se është tepër vonë për të realizuar ëndrrat tona.

"Më besoni, potenciali mund të eksplorohet. Kur mendoni se është tepër vonë, kini kujdes të mos e ktheni në justifikim për tu dorëzuar. Askush nuk ju mban larg suksesit përveç vetes".

Kështu që herën tjetër kur të ndjeheni të plakur, mbani mend fjalët e tij: "Kur është koha për të shkëlqyer, bëhuni më rrëzëllitës".

80-vjeçarja më në formë

Një nga "body builders" më të vjetër në botë, Ernestine Shepherd, sapo fitoi një tjetër vit në atë që ajo e quan "udhëtim i gjatë dhe i lumtur" i jetës së saj. Ernestine, instruktore e palestrës dhe garuese e "body building" festoi më 16 qershor ditëlindjen e saj të 80-të. Ndryshe nga moshataret e saj, për këtë 80-vjeçare mosha nuk është asgjë veçse një numër.

"Jam 80 vjeç sot dhe falënderoj Zotin që arrita deri këtu. Jam akoma e vendosur, e dedikuar dhe e desiplunuar për të bërë palestër!", shkroi 80-vjeçarja në llogarinë e saj në Facebook.

Pasi theu rekordin Guinness si një nga "body builder" më e vjetër në botë në vitin 2010 dhe 2011, Shepherd filloi të ndajë me të tjerët sekretet e saj të rinisë së përjetshme. Ajo ka shkruar edhe një libër së fundmi, ku flet për shëndetin, si ka arritur të mbajë trupin në formë, motivimet e saj në jetë etj.

"Mosha nuk është asgjë më shumë se një numër" – "E vendosur, e dedikuar, e disiplinuar për të qenë në formë", Shepherd beson se "është në dorën tonë mënyra se si plakemi, dhe jo e vendosur nga dikush tjetër".

Hani mirë – Shepherd nuk konsumon më shumë se 1700 kalori në ditë, ku përfshihen të bardhat e vezëve, pulë dhe perime.

Bëni të njëjtat ushtrime fizike çdo ditë – Në një intervistë të dhënë për revistën Oprah, Shepherd zbulon "Bëj të njëjtën gjë çdo ditë". Kjo rutinë e përditshme përfshin aktivitetin fizik që nis në 3 ose 4 të mëngjesit me vrap prej 10 miljesh.

Bëni atë që ju pëlqen më shumë – Instruktorja palestrës i inkurajon nxënësit e saj dhe njerëzit në përgjithësi që të ushtrohen në mënyrën që ata duan. "Jo çdokush do të bëhet body builder, jo çdokush do të bëhet vrapues. Gjeni atë që ju pëlqen të bëni", thotë ajo.

Gjeni diçka që t'ju motivojë – Edhe pse Shepherd gjen forcë tek lutja, ajo ia dedikon më shumë motivimin e saj motrës së madhe.

Vajtja në palestër është me siguri një nga aktivitetet më të mira për të mbajtur në formë dhe për të përmirësuar fizikun tuaj. Janë të shumtë ata njerëz që pas një dite të gjatë në punë, preferojnë që të kalojnë ndonjë orë në palestër për t'u çliruar pak nga stresi i jetës së përditshme dhe për të bërë pak lëvizje.

Po kështu, nëse keni një punë sedentare, si për shembull në një zyrë, palestra është vendi ideal për të lëvizur pak pas një dite të gjatë të kaluar përballë një tryeze dhe kompjuteri. Sigurisht se nuk është aspak e lehtë që të bësh aktivitet sportiv pas një dite të lodhshme pune, por kur bëhet fjalë për trupin dhe shëndetin, një sforco e vogël duhet bërë.

Për këtë arsye, edhe pse dëshira nuk është e madhe, është e nevojshme që të sforcoheni pak dhe të mendoni për të gjitha të mirat që ju sjell palestra për fizikun. Nëse kjo arsye nuk ju mjafton për të lëvizur nga divani, pasi të viheni në dijeni të zbulimit më të fundit shkencor që do t'ju prezantojmë në këtë artikull, me siguri do të motivoheni më shumë për të shkuar në palestër.

Mrekulli
Lajmet Kryesore