Shumica e kinezëve dëshirojnë të udhëtojnë jashtë Kinës gjatë Festës Kombëtare

2016-09-28 11:37:25 CRI Komenti juaj Printoni

Kinezët po bëhen gati të kalojnë një javë pushimi me rastin e Festë Kombëtare, 1 tetorit, ditës së themelimit të Republikës Popullore të Kinës. Periudha para festës shënon fillimin e një gare të ashpër për agjencitë turistike për të tërhequr më shumë klientë. Disa ubesajte për rezervimin e udhëtimeve investuan për t'i subvencionuar klientët. Të gjitha këto zhvillime tregojnë se tregu turistik i Kinës shënon rritje të vazhdueshme.

Që nga viti 2010, numri i turistëve kinezë që udhëtojnë jashtë vendit është rritur ndjeshëm. Shumë njerëz zgjedhin t'i kalojnë pushimet e festave jashtë vendit. Sipas të dhënave të Ministrisë së Tregtisë, në vitin 2015 numri i turistëve që shkuan jashtë vendit arriti në 120 milionë, të cilët konsuamuan 1.5 trilionë juanë, përfshirë shpenzimet e pazareve dhe hotelit.

Shtimi i popullaritetit të turizmit i ka nxitur plot njerëz gjatë pushimeve të festave publike të udhëtojnë jashtë vendit. Një prej drejtuesve të uebsajtit të rezervimeve Qunar.com nënvizon rritjen e rezervimeve turistike veçanërisht gjatë Festës Kombëtare.

Çdo vit në fund të gushtit, tregu turistik fillon luftën e çmimeve mbi produktet turistike të Festës Kombëtare. Në Kinë ubesajtet më të njohur turistike janë Ctrip, Qunar, LY.COM, Lvmama etj.

Sivjet, Qunar vendosi një çmim shumë të ulët për disa paketa turistike me vlerë prej vetëm 666 juanë (afro 100 dollarë amerikanë). Kjo solli shitjen e shpejtë të shumë paketave.  

Vitet e fundit, platformat Ctrip, Qunar etj., investuan shuma të mëdha për të subvencionuar konsumatorët. Kështu çmimi i paketave turistike ra. Sipas njoftimeve të tjera, platforma Qunar shpenzoi 500 milionë juanë (afro 75 milionë dollarë) për të subvencionuar klientët që do të udhëtojnë jashtë vendit gjatë pushimeve të Festës Kombëtare.

Gjithashtu platforma Qunar organizoi aktivitetin "1 juan", duke u mundësuar udhëtarëve të paguajnë vetëm 1 juan për një natë në hotel. Me 1 juanë mund të shkohet në Saipan për të kaluar 4 natë dhe 6 ditë. Me 2 juanë mund të kaloni 4 natë dhe 6 ditë në ishullin Bali të Indonezisë.

Sipas profesionistëve të industrisë turistike, për shkak të gjendjes jo të mirë të ekonomisë botërore dhe garës së ashpër midis operatorëve turistikë, ka mundësi që çmimi i paketave turistike për pushimet e këtij viti gjatë Festës Kombëtare të jetë më i ulëti në histori, sidomos për paletat që përfshijnë udhëtime në vendet e Azisë Juglindore dhe në Europë.

 

Që nga fundi i gushtit, në ubesajtin Qunar vëllimi i rezervimeve të paketave turistike jashtë Kinës filloi të rritet. Pas organizimit të aktivitetit për uljen e çmimit, vëllimi i shitjes pësoi një rritje të menjëhershme dhe ka mundësi të shënojë një rekord historik.  

Zoti Li rezervoi një paketë për të gjithë familjen gjatë Festës Kombëtare. Ai thotë se zakonisht është e pamundur që ai bashkëshortja dhe djali i tyre të kenë kohë të lirë. Një gjë e tillë mund të realizohet vetëm gjatë pushimeve të 1 tetorit. Zoti Li thotë se brenda Kinës numri i pushuesve do të jetë shumë i madh dhe pikat turistike do të jenë të mbipopulluara, ndaj ai pëlqen të udhëtojë jashtë vendit.

Vitin e kaluar familja e tij shkoi në Japoni, dhe sërish numri i turistëve nga Kina ishte i lartë. Sivjet ai zgjodhi të shkojë në Rusi dhe shpreson se në këtë vend nuk do të ketë shumë njerëz.  

Ubesajtet e ndryshme po zhvillojnë garë për çmimin e paktave turistike. Specialistët e udhëtimeve sugjerojnë që në fillim të vendoset për vendin dhe më pas të konsultohen çmimet.  

Ndërkohë një ekspert i industrisë thekson se subvencionimi i çmimit të paketave turistike është një fenomen sezonal dhe nuk mund të përsëritet gjithmonë. Pasi platformat e tregtimit të paketave turistike të zënë një vend mirë në treg, prirja e tyre për të djegur para" do të ndalë dhe tregu do të bëhet më i shëndetshëm. (Çang Çuo)

Mrekulli
Lajmet Kryesore