Li Ronghao

2016-09-09 17:27:05 CRI Komenti juaj Printoni

Lirong Hao, kompozitor dhe producent që arriti kulmin në 2014-n. Hapat e tij të para ishin që në fëmijëri, kur ai shfaqi talentin për kitarën, të cilën e mesoi vetë. Shumë shpejt ai hyri në tregun muzikor me një forcë dhe energji të jashtëzakonshme, duke u renditur ndër këngëtarët më të pëlqyer sot në Kinë. Albumi i tij debutues, "modeli" është nominuar për pesë çmime të Golden Melody Awards, dhe fitoi çmimin më të mirë Newcomer, albumi i dytë më muzikë kineze forcoi pozitën e tij me tingujt e tij tërheqës. Albumi: "Nga errësira në shpërthim gjatë natës së kuqe" ishte një sukses.

Ai lindi më11 korrik të vitit 1985 në Bengbu të Anhui-t. Ai i përket rrymës pop, por post kësaj është një kitarist profesionist dhe është producent shumë i arrirë.

Në 2014-n ai u nominua për "Best New Artist", "Best lyricist" dhe "Best Male Singer Mandarin".

"Prodhuesi më i mirë" dhe "albumi më i mirë Mandarin"

stili i tij: Mandarin, Mandarin Pop Pop, këngëtar-kompozitor kinez . Që në fëmijëri ai filloi të mësojë vetë kitarën dhe basin.

Këngëtari nga pjesa kontinentale e Kinës Li RongHao u akuzua nga mediat dhe disa dëshmitarë se dilte në të njejtën kohë me dy këngëtare të njohura Rainie Yang dhe Lu Yao, por ai i mohoi pretendimet gjatë një interviste, duke thënë se nuk ka dalë në të njejtën kohë me ish të dashurën e tij Lu dhe këngëtaren dhe aktoren tajvaneze Rainie.

Për më tepër, burimi i lidhur me mediat shprehet se Li nuk ishte i famshëm dhe nuk kishte para kur nisi marrëdhënien me Lu-në. Zonjusha Zhang, e cila është dhe dëshmitarja, pretendon se e ka këshilluar Lu-në që të mos dalë në takime me të, por për hir të dashurisë së saj të madhe, ajo nuk e kish marrë në konsideratë këshillen e mikes së saj.

Sipas saj, ai e përdori miken e saj për të fituar famë.

Megjithatë këto akuza u mohuan jo vetem nga këngëtari, por edhe nga dy artistet, të cilat thanë se tashmë janë miq të mirë me njeri-tjetrin.

Këngëtari ka deklaruar gjithmonë se ka qënë fansë dhe madje e ka pasur si idhull inspirues këngëtarin a famshëm "John Mayer". Ai shprehet se falë inspirimit që ka marrë nga ky kant-autor, ai ka arritur të ecë përpara në fushën e muzikës. Sigurisht ai thekson që një rol kryesorë ka luajtur vullneti dhe vendosshmëria e tij për të qënë pjesë e industrisë muzikore. Ai thotë se çdo talent duhet zhvilluar më tej dhe kultivuar, në të kundërt do të vdesë i varrosur brenda teje.

Mund të pohojmë pa frikë se ai është një ndër këngëtarët më të shquar dhe të dashur në Azi, e veçanarisht në Kinë. Ai është edhe një djalë simpatik, i cili ka shumë fansa femra të cilat e ndjekin këngëtarin në faqet dhe rrjete e tij sociale dhe në koncerte apo jetën e tij të përditëshme. Të jesh i famshëm nuk është gjithmonë një gjë e lehtë. (Raela Hafizi)

Mrekulli
Lajmet Kryesore