Ekspertët e huaj në Kinë

2016-05-03 15:42:31 xinhua Komenti juaj Printoni

 

Termi 'ekspert i huaj' i referohet profesionistëve të huaj që punojnë në Kinë në një kapacitet që konsiderohet i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik dhe social të vendit - me ftesë të qeverisë kineze ose një ndërmarrje, institucion, organizatë shumëkombëshe apo të tjera.

Por cilët janë profesionistët e huaj që mund të fitojnë statusin e ekspertit në Kinë:

1. Personel teknik apo menaxhimi- bazuar në marrëveshjet specifike të nënshkruara midis qeverive apo organizatave ndërkombëtare.

2. Profesionistë në fushën e arsimit, kërkimit shkencor, medias, botimeve, kulturës, arteve, shëndetësisë, sporteve dhe fusha të tjera.

3. Teknikë të lartë apo profesionistë në fushën e menaxhimit, në nivelin e zëvendës menaxherit të përgjithshëm ose nivele të ngjashme.

4. Përfaqësues të organizatave apo angjencive jashtë vendit, të akredituara nga Zyra e Shtetit për Ekspertët e Huaj në Kinë.

5. Profesionistë në ekonomi, teknologji, inxhinieri, tregti, finance, taksa dhe turizëm.

Leja e punës për ekspertët e huaj

Çfarë është Leja e Punës për Ekspert të Huaj në Kinë ose Çertifikata e Ekspertit të huaj në Kinë dhe kush e këshon këtë dokument?

Leja e punës është një document ligjor nga departamenti në të cilin është punësuar eksperti i huaj. Dokumenti i jep të drejtën e punësimit të ligjshëm në Kinë një eksperti të huaj.

Në bazë të këtij dokumenti zyrtar eksperti i huaj aplikon për pajisje me vizë "Z", Çertifikatë Eksperti të Huaj si dhe leje qëndrimi në Kinë.

Çertifikata e Ekspertit të Huaj dëshmon se personi që e mban atë punon si ekspert I huaj në Kinë. Kjo çertifikatë është e nevojshme që eksperti të pajiset me leje qëndrimi në Kinë.

Aplikimet për Leje Punësimi për Ekspert të Huaj dhe Çertifikatë Eksperti të Huaj kryhen në:

Administratën Shtetërore për Ekspertët e Huaj në Kinë.

Zyrat për ekspertët e huaj në Kinë funksionojnë në nivel province, rajoni autonom,si dhe Zyra e Prodhimit dhe ndërtimit për ekspertët e huaj e Xinjiangut. Gjithashtu aplikimet kryhen pranë disa ministrive, komisioneve dhe korporatave në administrimin e Këshillit të Shtetit të Kinës.

Kategoritë e ekspertëve të huaj në Kinë

3 kategoritë e ekspertëve të huaj në Kinë

1. Ekspertë në fushën e kulturës dhe arsimit: Profesionistë me kombësi të huaj punojnë në fusha si arsimi, shtypi, botimet, kultura, artet, mjekësia, sported do të paguhen sipas rregullores së Kinës për ekspertët.

2. Ekspertët në fushën e ekonomisë: Personeli professional dhe administrative me kombësi të huaj që përfshihet në importimin e teknologjive dhe të pajisjeve në Kinë.

3. Ekspertë në fushën e teknologjisë dhe të menaxhimit: teknikët dhe specialistët e programeve, përfgshihen ekspertët e huaj që punojnë për qeverisjen vendore, administratën fiskale, sipërmarrjen, projektet kyçe të ndërtimit, institucionet kërkimore dhe shkencore, njësitë bujqësore, mjekësore, financiare dhe të biznesit. Në këtë kategori mund të punësohen dhe të huaj që kanë dale në pension në vendet e tyre. Teknikët dhe menaxherët ekspertë të huaj miratohen nga qeverisja qendrore ose vendore dhe pagesa e tyre kryhet nga buxheti për Ekspertizën Jashtë Vendit (OEI).

Sipas Rregullores së Adrministrimit për Punësimin e të huajve në Kinë, të huajt e punësuar në Kinë janë në ngarkim të qeverisjes vendore të provincave, rajoneve autonome dhe bashkive në nivel prefecture si dhe departamenteve të autorizuara për sigurinë në punë.

Të huajt që mund të kenë statusin e ekspertit në Kinë

-Nuk duhet të jenë shtetas kinezë, si dhe nuk duhet të kenë qenë resident në Kinë para aplikimit të tyre.

Viza Z , e njohur si Vizë pune është e vetmja që u leshohet ekspertëve të huaj dhe i lejon ata të punojnë në Kinë në një periudhë njëvjeçare, me të drejtë riaplikimi.

Të huajt që nuk vijnë në Kinë për të punuar dhe që dëshirojnë ta vizitojnë këtë vend për një periudhë të shkurtër nuk lejohet të aplikojnë për këtë leje qëndrimi dhe as për vizë Z. Ata duhet të aplikojnë për vizë biznesi, që njihet si Viza F , apo vizë turistike që njihet si viza L. (Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore