Të rinjtë kinezë, të diplomuar jashtë nisin karrierën në atdhe

2016-05-03 15:28:54 xinhua Komenti juaj Printoni

Pas studimeve të larta jashtë vendit gjithnjë e më shumë të rinj kinezë kthehen në atdhe, pjesa më e madhe e të cilëve për shkak të mos integrimit personal në vendet ku ata kanë studjuar. Në një raport të Zangcheng Evening News 60% e të studentëve të kthyer janë vajza.

Sipas Ministrisë së Arsimit të Kinës 79.87 % e studentëve kinezë jashtë vendit pas mbarimit të studimeve në vitin 2014 zgjodhën të kthehen në atdhe për të nisur karrierën e tyre profesionale. Nga këta 59.16 % janë femra. Raporti nënvizon se një nga arsyet kryesore të kthimit të vajzave kineze në atdhe pas mbarimit të studimeve jashtë vendit është vështirësia për gjetjen e një partneri dhe krijimin e familjeve në vende të huaja. Raporti gjithashtu shton se pas kthimit në Kinë të rinjtë e diplomuar jashtë saj nisin të kërkojnë lidhje intime në rrjete të ndryshme sociale, nëpërmjet miqve apo të njohurve, njohjeve familjare apo edhe agjencive të lidhjes mes të rinjve.

Numri i studentëve të kthyer në atdhe është rritur kryesisht vitet e fundit, duke ndikuar në mënyrë pozitive në zhvillimin e vendit, thekson Qi Mo, drejtor i Departamentit të Studentëve kinezë të kthyer nga studimet jashtë vendit, pranë Ministrisë së Arsimit.

Raporti gjithashtu nënvizon se pjesa më e madhe e studentëve të kthyer në Kinë kanë kryer studimet në shtetet që më së shumti ata i kanë preferuar për të studjuar si Britania e Madhe, SHBA-ja, Australia, Korea e Jugut, Japonia, Franca dhe Gjermania.

 

Një numër në rritje të rinjsh kinezë zgjedhin SHBA-në për studimet master dhe doktoraturë në degët inxhineri, shkenca mjekësore, të cilat kërkojnë nivel të lartë njohurish teknike, ndërsa pjesa tjetër e studentëve preferojnë universitetet britanike për studimet në ekonomi apo menaxhim.

Sipas raportit, 49.34 % e të kthyerve nga studimet jashtë vendit kanë nisur punën në metropolet e Kinës si Pekin, Shangai, Guangzhou dhe Shenzhen, duke shënuar një rritje prej 8% krahasuar me vitin e kaluar.

Ndëersa një tjetër kategori të rinjsh kinezë të kthyer pas studimeve jashtë vendit kanë zgjedhur të jetojnë dhe punojnë në qytete të tjera pasi atje ndonëse rrogat janë më të vogla se në metropole, por kostoja e jetesës është më e ulët.

Të kthyerit nga jashtë vendit këtë vit kanë hyrë në tregun e punës me rroga jo shumë të larta, në sektorë ku pagesa për punonjësit me doktoraturë rroga mujore varion nga 5,000 yuan ($767) në 10,000 yuan ndërsa rreth 50 % e të diplomuarve me master kanë një rrogë mujore më të ulët se 5,000 yuan, thekson raporti.(Eda Merepeza)

Mrekulli
Lajmet Kryesore